Bota 4 October 2025, 15:39 Nga VNA

Gjermania kërkon ashpërsimin e politikave të emigracionit

Ndaje në Whatsapp
Gjermania kërkon ashpërsimin e politikave të emigracionit

Ministri Federal i Punëve të Brendshme, Alexander Dobrindt, zhvillon të shtunën (04.10.) në Mynih një takim me kolegët e tij nga disa vende të BE-së për të diskutuar për ashpërsimin e politikës së migracionit. Sipas Ministrisë së Brendshme gjermane ky është vetëm një "takim pune" dhe nuk është planifikuar ndonjë deklaratë përfundimtare.

Takimi synon të hapë rrugën për të ashtuquajturat qendra kthimi, njoftoi Dobrindti. Këto qendra do të strehojnë azilkërkues të refuzuar nga Evropa që nuk mund të kthehen në vendet e tyre të origjinës, tha Dobrindti për "Münchner Merkur". Ata duhet të vendosen sa më afër vendeve të tyre të origjinës.

Për qendra të tilla po punohet tashmë në nivelin e BE-së, por ministri Dobrindt nuk është i kënaqur dhe tha se nuk mund të mbështetet te BE-ja për të krijuar "qendra të tilla kthimi". Sipas ideve të tij disa shtete anëtare të BE-së duhet të jenë në gjendje të marrin përsipër një rol drejtues në këtë çështje.

OJQ-të: Instrumentalizim i politikës së migracionit

Organizatat e refugjatëve njoftuan protesta kundër takimit dhe masave ashpërsuese të diskutuara. Ato kritikuan "instrumentalizimin e politikës së migracionit për çekuilibra socio-politikë dhe për përjashtim racist".

Sipas Ministrisë  të Brendshme Federale në takimin e Mynihut pritet të marrin pjesë përveç ministrave të Brendshëm të Polonisë, Italisë, Luksemburgut dhe Zvicrës, edhe ministrat e migracionit të Danimarkës, Suedisë, Belgjika dhe Holandës, si dhe Komisioneri i BE-së për Migracionin, Magnus Brunner.

Dobrindt u takua me kolegë nga pesë shtete anëtare të BE-së në muajin korrik. Në atë kohë pjesëmarrësit bënë thirrje me vendosmëri për dëbime në Siri dhe Afganistan, mbrojtje më të mirë të kufijve të jashtëm të BE-së dhe më shumë pranim azilkërkuesish të refuzuar nga shtetet jo-anëtare të BE-së. Temë diskutimi pritet të jenë edhe fluturimet e dronëve, gjë për të cilën u debatua fort së fundmi./DW

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme