Bota 8 October 2025, 07:44 Nga VNA

Giorgia Meloni denoncohet në Gjykatën Ndërkombëtare për bashkëfajësi në gjenocid për mbështetjen e Izraelit

Ndaje në Whatsapp
Giorgia Meloni denoncohet në Gjykatën Ndërkombëtare për

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka deklaruar se është paditur në Gjykatën Ndërkombëtare Penale (ICC) për “bashkëfajësi në gjenocid”, për shkak të mbështetjes që qeveria italiane i ka dhënë Izraelit gjatë fushatës ushtarake në Gaza.

Në një intervistë për televizionin shtetëror RAI, Meloni tha se në kallëzim përfshihen gjithashtu ministri i Mbrojtjes Guido Crosetto, ministri i Jashtëm Antonio Tajani dhe ndoshta Roberto Cingolani, kreu i kompanisë së armëve Leonardo.

Padia, e datës 1 tetor, është nënshkruar nga rreth 50 persona – profesorë, juristë dhe figura publike – të cilët akuzojnë qeverinë italiane për “bashkëpërgjegjësi në gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit ndaj popullit palestinez”, përmes furnizimit të armëve Izraelit. Grupi palestinez që qëndron pas padisë kërkon nga ICC të hapë një hetim zyrtar ndaj Melonit për akuzat e gjenocidit.

Sipas të dhënave të SIPRI, Italia është një nga tre vendet që kanë eksportuar “armë konvencionale të mëdha” në Izrael gjatë periudhës 2020–2024, përfshirë helikopterë të lehtë dhe artileri detare, ndërsa SHBA dhe Gjermania kanë dhënë 99% të furnizimeve. Italia është gjithashtu pjesë e programit të përbashkët për prodhimin e avionëve F-35.

Qeveria italiane thotë se dërgesat janë bërë vetëm në kuadër të kontratave të nënshkruara para 7 tetorit 2023, dhe se ka kërkuar garanci që armët të mos përdoren kundër civilëve në Gaza.

Padia ndaj Melonit vjen në një kohë kur qindra mijëra protestues pro-palestinezë kanë mbushur rrugët e Italisë. Sindikatat kryesore dhe punëtorët e porteve kanë paralajmëruar greva për ndalimin e furnizimeve ushtarake, ndërsa qeveria italiane u tërhoq nga misioni detar që shoqëronte flotiljen Global Sumud, e cila u ndalua nga ushtria izraelite në ujërat ndërkombëtare.

Meloni e quajti rastin “të paprecedentë në historinë botërore”, ndërsa ICC ende nuk ka konfirmuar pranimin e kallëzimit.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme