Bota 11 March 2026, 18:15 Nga VNA

George Prokopiou sfidon raketat në Hormuz. Kush është miliarderi grek që dërgon tankerët mes luftës

Ndaje në Whatsapp
George Prokopiou sfidon raketat në Hormuz. Kush është miliarderi

Një nga lajmet më të përfolura të ditëve të fundit në industrinë globale të transportit detar lidhet me miliarderin grek George Prokopiou, i cili ka dërguar disa nga tankerët e tij të naftës përmes ngushticës strategjike të Hormuzit, pavarësisht rrezikut të sulmeve gjatë konfliktit në Lindjen e Mesme. 

Sipas mediave ndërkombëtare, të paktën pesë tankerë të kompanisë Dynacom Tankers kanë kaluar në këtë korridor jetik energjetik, ndërkohë që shumë kompani të tjera transporti kanë pezulluar lundrimet për shkak të rrezikut nga raketat, dronët apo minat detare.

Vendimi konsiderohet një lëvizje me rrezik shumë të lartë, por edhe potencialisht shumë fitimprurëse, pasi tarifat e transportit të naftës janë rritur në mënyrë drastike për shkak të krizës në rajon. Disa udhëtime mund të arrijnë deri në 400-500 mijë dollarë në ditë, disa herë më shumë se para konfliktit.

Për të shmangur identifikimin dhe rrezikun e sulmeve, disa nga anijet kanë fikur sistemet e gjurmimit (transponderët) gjatë kalimit në zonë, duke u zhdukur përkohësisht nga radarët e monitorimit të trafikut detar. 

Ngushtica e Hormuzit është një nga pikat më strategjike të tregtisë globale të energjisë, pasi rreth 20% e naftës së botës kalon përmes saj, dhe tensionet e fundit kanë shkaktuar rritje të çmimeve të energjisë dhe kaos në transportin detar ndërkombëtar.

Në industrinë e shipping-ut, lëvizja e Prokopiou shihet si një bast i madh: fitime të mëdha nëse anijet kalojnë pa incidente, por edhe rrezik serioz për ekuipazhet nëse konflikti përshkallëzohet.

Video

Në protestë…

Supermarketet në Belgjikë, Luksemburg, Suedi, Estoni dhe Irlandë kanë raportuar probleme me sistemet e ftohjes së produkteve ushqimore. Problemet janë shfaqur gjatë natës dhe dyshohet se lidhen me incidente në sistemet kompjuterike. Një nga kompanitë e prekura ka deklaruar se shkaku i ndërprerjeve ishte një sulm kibernetik.

Bojkoti me dy standarde i PD-së: Diku braktis sallën, diku ulet për buxhetin

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme