Bota 16 October 2025, 16:25 Nga VNA

Futja aksidentale e FSK-së në veri të Kosovës, reagojnë autoritetet

Ndaje në Whatsapp
Futja aksidentale e FSK-së në veri të Kosovës, reagojnë

Të enjten, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) konfirmoi se disa pjesëtarë të saj, bashkë me disa automjete, u futën gabimisht në veri të Kosovës, një zonë e ndjeshme e banuar kryesisht me serbë. Sipas FSK-së, incidenti ndodhi rreth orës 10:30 gjatë një lëvizjeje nga Istogu në drejtim të kazermës në Mitrovicë, për shkak të një gabimi në drejtim nga GPS-i.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, sqaroi se Policia e Kosovës e kishte vërejtur konvojin dhe kishte komunikuar me ta, pas çka automjetet e FSK-së u tërhoqën nga veriu, duke kaluar pranë stacionit të autobusëve në Shkëmbin e Dudës, të shoqëruara nga policia.

Në rrjete sociale u shpërndanë video të automjeteve të FSK-së në Mitrovicën e Veriut. Sipas policisë, ato ishin ndalur për 5-10 minuta në një pikë karburanti përpara se të largoheshin.

Ndërkohë, autoritetet serbe e cilësuan incidentin si një shkelje të garancive të NATO-s për mospraninë e FSK-së në veri pa leje paraprake. Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë dhe Lista Serbe e akuzuan Qeverinë Kurti për provokim, duke e lidhur këtë veprim me vizitën e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Pavarësisht sqarimeve nga autoritetet kosovare se bëhej fjalë për një gabim të paqëllimshëm, incidenti ka ngjallur reagime politike dhe ka shtuar tensionet në një zonë të ndjeshme etnike në Kosovë.

 

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme