Bota 20 March 2026, 21:28 Nga VNA

Foto me të dënuarin për lidhje me mafian. Nënsekretari italian i Drejtësisë në qendër të skandalit politik

Ndaje në Whatsapp
Foto me të dënuarin për lidhje me mafian. Nënsekretari

Nënsekretari italian i Drejtësisë Andrea Delmastro po përballet me presion të fortë politik pas zbulimeve për kontakte me familjen e një personi të dënuar për krime mafioze.

Kontroversia shpërtheu pasi u publikua një foto e vitit 2023 ku Delmastro shihet në një restorant së bashku me Mauro Caroccia, një person i dënuar përfundimisht për krime mafioze në një hetim që lidhej me klanin kamorristik Clan dei Senese.

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni doli në mbrojtje të Delmastro, duke e përshkruar sjelljen e tij si “të lehtë”, por duke shtuar se kjo nuk do të thotë se ai ka bashkëpunuar me persona të lidhur me mafian. Ajo tha se do të flasë personalisht me nënsekretarin dhe se, nëse ka elementë më seriozë, drejtësia do të ndjekë rrugën e saj.

Në mbështetje të Delmastro dolën edhe ministra dhe figura të tjera të mazhorancës, përfshirë ministrin e Mbrojtjes Guido Crosetto dhe kryetarin e Senatit Ignazio La Russa, i cili deklaroi se “askush nuk është dorëhequr ndonjëherë vetëm për një foto”.

Ndërkohë, opozita ka reaguar ashpër. Lideri i Lëvizjes Pesë Yje Giuseppe Conte dhe sekretarja e Partisë Demokratike Elly Schlein kanë kërkuar dorëheqjen e Delmastro, duke akuzuar kryeministren se po e mbron atë.

Schlein deklaroi se Meloni duhej të kishte kërkuar dorëheqjen e tij menjëherë, ndërsa opozita e cilëson çështjen “shumë të rëndë”, veçanërisht për faktin se bëhet fjalë për një zyrtar të lartë të Ministrisë së Drejtësisë që shfaqet në shoqërinë e personave të lidhur me mafian.

Ndërkohë, edhe disa organizata të magistraturës italiane e kanë cilësuar çështjen si “shumë serioze”, ndërsa presioni politik ndaj qeverisë vazhdon të rritet.

Video

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

Supermarketet në Belgjikë, Luksemburg, Suedi, Estoni dhe Irlandë kanë raportuar probleme me sistemet e ftohjes së produkteve ushqimore. Problemet janë shfaqur gjatë natës dhe dyshohet se lidhen me incidente në sistemet kompjuterike. Një nga kompanitë e prekura ka deklaruar se shkaku i ndërprerjeve ishte një sulm kibernetik.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme