Bota 20 September 2025, 16:35 Nga VNA

Forcohet ekstremi djathtë në Gjermani, AfD kalon CDU/CSU

Ndaje në Whatsapp
Forcohet ekstremi djathtë në Gjermani, AfD kalon CDU/CSU

Një sondazh i ri i publikuar nga INSA për gazetën gjermane BILD ka sjellë një tronditje në skenën politike gjermane. Për herë të parë, partia e djathtë ekstreme AfD ka kaluar në vend të parë, duke lënë pas koalicionin konservator CDU/CSU (Unionin).

Sipas rezultateve, AfD renditet me 26% të mbështetjes, një rritje me një pikë nga java e kaluar, duke shënuar nivelin më të lartë historik në sondazhet e INSA. Ndërkohë, Unioni bie në 25%, duke humbur vendin e parë që tradicionalisht mbahej nga CDU/CSU ose SPD.

Partia Socialdemokrate (SPD) rritet lehtë në 15%, ndërsa Të Gjelbrit pësojnë një rënie të fortë, duke zbritur në vetëm 11% – një barazim i papritur me Partinë e Majtë, e cila mban po aq përqindje.

Sondazhi tregon gjithashtu se qeveria aktuale nuk do të kishte shumicë nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot. Një koalicion i mundshëm Union-SPD do të arrinte vetëm 40%, ndërsa një kombinim me Të Gjelbrit vetëm 37%, të dyja larg shumicës së nevojshme. Në të kundërt, një bashkim i Unionit me AfD do të siguronte 51% të votave, me AfD si partner dominues.

Ndërkohë, popullariteti i kreut të Unionit, Friedrich Merz, ka rënë ndjeshëm: vetëm një në katër gjermanë shprehen të kënaqur me drejtimin e tij, ndërsa dy të tretat shfaqin pakënaqësi.

Rezultatet e fundit sinjalizojnë një ndryshim të madh në balancën e forcave politike në Gjermani, duke konfirmuar rritjen e ndjeshme të AfD dhe rënien e mëtejshme të Të Gjelbërve.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme