Bota 28 November 2025, 18:06 Nga VNA

Forcat izraelite vrasin dy palestinezë të dorëzuar, shpërthen indinjata ndaj IDF-së

Ndaje në Whatsapp

Forcat izraelite vrasin dy palestinezë të dorëzuar,

Dy palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor, megjithëse ishin dorëzuar. Ngjarje ka bërë xhiron e botës dhe ka shkaktuar reagime të forta ndërkombëtare.

Dy burrat ishin duke dalë nga një ndërtesë në Xhenin, duke ngritur bluzat për të treguar se nuk mbanin eksplozivë dhe me duart lart në shenjë dorëzimi. Pasi ushtarët izraelitë i urdhëruan të ktheheshin brenda, ata u qëlluan në mënyrë të menjëhershme.

Një gazetar i Reuters raportoi se kishte parë në tokë trupat e pajetë të dy viktimave, të identifikuar nga autoritetet palestineze si 26-vjeçari al Muntasir Abdullah dhe 37-vjeçari Yousef Asasa.

Palestinezët e kanë cilësuar ngjarjen si “ekzekutim me gjakftohtësi”, ndërsa komentet në rrjetet sociale e kanë përshkruar si një “ekzekutim të pastër”.

Forcat izraelite vrasin dy palestinezë të dorëzuar,

Në një deklaratë, Ushtria Izraelite (IDF) tha se operacioni në Xhenin kishte për qëllim kapjen e personave të kërkuar për aktivitete të dyshuara terroriste, por shtoi se incidenti po shqyrtohet nga komandantët në terren dhe do t’i kalojë autoriteteve përkatëse për hetim të mëtejshëm.

Megjithatë, sipas palestinezëve dhe organizatave të të drejtave të njeriut, hetimet izraelite për episode të tilla rrallë përfundojnë me përgjegjësi penale.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme