Bota 1 October 2025, 19:37 Nga VNA

Flotilja hyn në zonën e rrezikut, tensioni i lartë në det pranë Gazës

Ndaje në Whatsapp
Flotilja hyn në zonën e rrezikut, tensioni i lartë në det

 

Flotilja ka hyrë në zonën e rrezikut, vetëm 75 milje detare larg Gazës, ku është shpallur “gjendja e emergjencës”. Nga bordet e anijeve raportohet se “12 barka të paidentifikuara po afrohen ngadalë”. Deputeti italian Arturo Scotto, i cili ndodhet në bordin e anijes Karma, tha se avionë luftarakë britanikë janë ngritur në fluturim nga Qipro. Ndërkohë, ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Sàar, u ka bërë një apel të fundit aktivistëve: “Nuk është vonë, ndaloni dhe dorëzoni ndihmat”.

“ Aktivistët e Flotiljes kanë dalë të gjithë në kuvertë dhe kanë veshur jelekët e shpëtimit. Udhëzimi është që të mos reagojmë”, deklaroi Yassine Lafram, president i Ucoii – Unioni i Komuniteteve Islame Italiane, që ndodhet në bord së bashku me dy deputetë italianë.

“Përballë kemi nga dhjetë deri në pesëmbëdhjetë anije që po afrohen. Ne nuk do të reagojmë ndaj asnjë veprimi të mundshëm nga ushtarët izraelitë, duke mbetur besnikë ndaj misionit tonë paqësor, humanitar dhe jo të dhunshëm. Shpresa jonë është të zgjojmë ndërgjegjet për atë që po ndodh në Gaza. Flotilja është vetëm një mjet për të hapur korridoret humanitare,” shtoi Lafram.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme