Bota 22 August 2025, 15:36 Nga VNA

FBI bastis banesën e ish-këshilltarit të Sigurisë Kombëtare John Bolton në kuadër të hetimit për dokumente të klasifikuara

Ndaje në Whatsapp
FBI bastis banesën e ish-këshilltarit të Sigurisë

Agjentët e FBI-së kanë bastisur mëngjesin e së premtes banesën e ish-këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Presidentit Donald Trump, John Bolton, në Bethesda, Maryland, si pjesë e një hetimi federal për trajtimin e dokumenteve të klasifikuara.

Bastisja u zhvillua rreth orës 07:00 dhe ishte e autorizuar nga gjykata, ndërsa drejtimi i operacionit u krye nga drejtori i FBI-së, Kash Patel. Burimet zyrtare bëjnë me dije se Bolton nuk u arrestua dhe nuk janë ngritur akuza ndaj tij, ndërsa agjentët kontrolluan shtëpinë për të identifikuar dokumente të dyshuara se janë trajtuar në mënyrë të papërshtatshme.

Hetimi kishte nisur disa vite më parë, por sipas një zyrtari të lartë amerikan, ishte pezulluar më parë nga administrata Biden për “arsye politike”. Gjatë bastisjes, llogaria zyrtare e Bolton në X publikoi një mesazh ku kritikonte qëndrimin e Donald Trump ndaj luftës në Ukrainë, por nuk dihet nëse postimi lidhet me aksionin e FBI-së.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme