Bota 20 January 2026, 17:44 Nga VNA

"Europa me qëndrim patetik” Kundërshtari i Trump: “Tregoni që keni shtyllë kurrizore”

Ndaje në Whatsapp
"Europa me qëndrim patetik” Kundërshtari i Trump:

 Europa mori një tjetër goditje nga Shtetet e Bashkuara, këtë herë nga një nga kundërshtarët më të vendosur të Donald Trump, guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom. Ai e kritikoi hapur kontinentin, duke e quajtur “patetik” për reagimin e tij ndaj presidentit amerikan. Newsom theksoi se është koha që Europa të tregojë seriozitet dhe vendosmëri, të “qëndrojë drejt dhe të ketë një shtyllë kurrizore”, ndërsa presidenti amerikan sipas tij po e bën të qeshur botërisht kontinentin.

“Duhet të kisha sjellë një tufë mbrojtësesh gjunjësh për të gjithë udhëheqësit botërorë. Janë duke shpërndarë kurora dhe çmime Nobel. Është thjesht patetike,” tha ai, duke shtuar se Europa duket e turpshme në skenën botërore.

Guvernatori Newsom hodhi poshtë idenë e diplomacisë me Trump, duke vënë në dukje se ai shkatërron këdo që nuk rreshtohet me të. Kritikët e tij vënë në dukje se fjalët e ashpra pasqyrojnë një realitet: reagimi i Europës ndaj Trump ka qenë i vakët dhe shpesh jo serioz.

Përgjigja më e fundit e Ursula von der Leyen për Trump ishte se Europa e konsideron Shtetet e Bashkuara jo vetëm aleatë, por edhe miq, pavarësisht goditjeve me tarifa nga presidenti amerikan. Fjalët e Newsom shërbejnë gjithashtu për të krijuar aleatë në Europë në përballjen e tij të mundshme me Trump në zgjedhjet e vitit 2028.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme