Bota 28 February 2026, 09:52 Nga VNA

Sulmet në Iran, Izraeli pretendon se është eleminuar shefi i ushtrisë iraniane

Ndaje në Whatsapp

Sulmet në Iran, Izraeli pretendon se është eleminuar shefi i

Shefi i ushtrisë së Iranit, Amir Khatami, është vrarë në operacionet e SHBA-së dhe Izraelit, sipas mediave izraelite.

Konkretisht, lajmi që po transmetohet është se “Amir Khatami, komandant i ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit, është eliminuar”.

Deri më tani lajmi nuk është konfirmuar nga pala iraniane.

Izraeli nisi sot atë që e ka quajtur “sulm parandalues” kundër Iranit. Sakaq, ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka shpallur një “gjendje të jashtëzakonshme, të veçantë dhe të përhershme” në të gjithë Izraelin.

Video

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

Çfarë pritet të ndodhë në GJKKO? Veliaj refuzon të marrë pjesë dhe kërkon leximin e letrës për takimin me Gogun në burg

Studentët e Universitetit Politeknik kanë ironizuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mbi disa karrige ata kanë vendosur foto të dhunës policore ndaj të rinjve me mbishkrimin "Diktator". Me këtë akt simbolik, protestuesit kanë shprehur qëndrimin e tyre të prerë ndaj kreut të qeverisë. Megjithëse kryeministri ka përsëritur ftesën për bisedime, studentët mbeten të vendosur në rrugëtimin e tyre. Ata deklarojnë se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme dhe nuk pranojnë kompromis.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme