Bota 9 January 2026, 22:51 Nga VNA

Sulmet izraelite në Gaza: Të paktën 13 viktima, mes tyre edhe 4 fëmijë

Ndaje në Whatsapp

Sulmet izraelite në Gaza: Të paktën 13 viktima, mes tyre edhe 4

Të paktën 13 persona janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Gaza. Situata vijon të mbetet shqetësuese, me përshkallëzimin e sulmeve në vend.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, mes viktimave raportohet edhe për katër fëmijë. Ndërkohë presidenti amerikan Donald Trump, pritet që të njoftojë krijimin e Këshillit të Paqes në Gaza.

Ushtria Izraelite më herët ka sulmuar infrastrukturën dhe grupin terrorist të Hamasit në Rripin Jugor dhe Verior të Gazës. Armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit mbetet në fazat e tij të hershme.

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit , i cili hyri në fuqi më 10 tetor.  Sulmet e vazhdueshme izraelite në Gaza kanë vrarë më shumë se 400 palestinezë , sipas zyrtarëve lokalë të shëndetësisë.

 

Video

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

🔴LAJM I FUNDIT/ Ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare avokati Saimir Vishaj

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme