Bota 25 August 2025, 18:07 Nga VNA

Sulmet e fundit izraelite në Gaza, Trump: Duhet t’i japim fund këtij makthi. Nuk dua ta shoh!

Ndaje në Whatsapp
Sulmet e fundit izraelite në Gaza, Trump: Duhet t’i japim fund

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se nuk ishte i kënaqur me sulmin izraelit gjatë natës ndaj një spitali në Gaza.

Sipas mediave të huaja, Trump mes të tjerash tha se nuk ishte më herët në dijeni të këtij sulmi.

"Nuk jam i kënaqur me këtë. Nuk dua ta shoh", u ka thënë Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

"Në të njëjtën kohë, duhet t'i japim fund atij...makthi", shtoi më tej Trump.

Siç kemi raportuar sot, të paktën 20 persona janë vrarë në një sulm ndaj Spitalit Nasser, përfshirë pesë gazetarë.

Ky është episodi më i fundit në një luftë që ka qenë një nga konfliktet më vdekjeprurëse për gazetarët. 

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme