Bota 20 March 2026, 20:02 Nga VNA

Erdogan: Zoti e shkatërroftë Izraelin

Ndaje në Whatsapp
Erdogan: Zoti e shkatërroftë Izraelin

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka ngritur tonin e përballjes me Izraelin, duke përdorur fjalët më të ashpra deri më tani ndaj këtij vendi. “Ai (Zoti), i Gjithëpushtetshmi, e shkatërroftë Izraelin”, u shpreh Erdogan. “Ky Izrael zionist ka vrarë qindra e mijëra njerëz. Nuk kam dyshim se do ta paguajë çmimin”, tha ai në Rize, në Detin e Zi, duke përfunduar një lutje për fundin e Ramazanit, ditë kur besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin.

Erdogan përdor termin “Kahrar”, që në Islam përdoret për të përshkruar Zotin, që përkthehet si “i Gjithëpushtetshmi”, ai që “dominon”.

Lutja e Erdoganit drejtuar Zotit ka një kuptim të dyfishtë, ku ai ndër të tjera shprehet: “Zoti na mbroftë dhe na ruajtë sa më shpejt të jetë e mundur nga fatkeqësia zioniste”.

Fjalët e Erdoganit vijnë mes një konsensusi të rrallë në Turqi; si partia në pushtet, ashtu edhe opozita kanë shprehur menjëherë kundërshtimin ndaj sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, duke bërë thirrje për një kthim në diplomaci.

Partia prokurde për Barazi dhe Demokraci Popullore gjithashtu e ka dënuar tashmë luftën izraelite dhe amerikane si “një ndërhyrje që nuk ka të bëjë me demokracinë”. “Është e qartë”, shpjegoi partia në një deklaratë, “se fuqitë globale dhe rajonale nuk po ndjekin demokracinë ose liritë në Iran, por në vend të kësaj po kërkojnë të krijojnë një rend të ri që nuk përbën më kërcënim për to, ashtu siç është parë në kohë të tjera në histori”.

Ankaraja ka kritikuar vazhdimisht sulmet izraelite dhe amerikane kundër Teheranit si shkelje të sovranitetit, por është distancuar edhe nga disa përgjigje iraniane kundër objektivave amerikane në Gjirin Persik. Ky qëndrim i dyfishtë kombinon retorikën gjithnjë e më të ashpër kundër Izraelit me një thirrje më formale për një zgjidhje diplomatike të nevojshme.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme