Bota 7 November 2025, 20:36 Nga VNA

Elon Musk merr shpërblim prej 1,000 miliardë dollarësh. Paga më e madhe në histori

Ndaje në Whatsapp
Elon Musk merr shpërblim prej 1,000 miliardë dollarësh. Paga

Aksionarët e grupit Tesla, të mbledhur në asamblenë e përgjithshme në Austin, Teksas, ku ndodhet selia e prodhuesit të automjeteve elektrike, kanë miratuar me mbi 75% të votave planin e ri të shpërblimit për drejtorin ekzekutiv Elon Musk, njoftoi një përfaqësues i kompanisë.

Ky “paketë shpërblimi” dhjetëvjeçare përbëhet nga dymbëdhjetë faza, të lidhura me objektiva financiarë dhe operativë, që nëse arrihen, i japin Musk-it aksione të kompanisë. Në këtë mënyrë, ai mund të përfitojë mbi 1,000 miliardë dollarë nëse përmbush të gjitha qëllimet e vendosura.

Aksionarët duhej të vendosnin nëse ky super-shpërblim ishte i justifikuar apo i tepruar. Në lojë ishte vetë e ardhmja e Tesla-s: nëse kompensimi nuk do të miratohej, ekzistonte rreziku që miliarderi të largohej nga drejtimi i kompanisë. Musk kishte paralajmëruar më parë se, në rast të refuzimit, do të dorëhiqej — duke i vendosur aksionarët përballë një zgjedhjeje të vështirë: ta humbnin atë si drejtues ose t’i jepnin përfitimin më të madh në historinë e korporatave.

Disa fonde kishin shpallur që më herët qëndrimin e tyre: Fondi sovran norvegjez dhe fonda më i madh amerikan i pensioneve, CalPERS, njoftuan se do të votonin “kundër”, ndërsa Charles Schwab, Morgan Stanley dhe fonda publik i pensioneve i Floridës u shprehën “pro”. Vendimtare për rezultatin ishin tre aksionarët më të mëdhenj: Vanguard (7.5%), BlackRock (4%) dhe State Street (3.4%).

Kryetarja e bordit të Tesla-s, Robyn Denholm, kaloi javët e fundit duke bindur investitorët të mbështesin Musk-un, duke i paralajmëruar për një “të ardhme të pasigurt” nëse ai do të largohej.

Nuk është hera e parë që pagesa e shefit të Tesla-s shkakton debat. Vitin e kaluar, një gjykatës në Delaware hodhi poshtë paketën e mëparshme prej 56 miliardë dollarësh, të miratuar në vitin 2018, kur qëllimet dukeshin të paarritshme — por Musk jo vetëm që i arriti, por i tejkaloi me shumë.

Sipas paketës së re, Musk nuk do të marrë pagë apo bonus në para, por vetëm aksione, nëse Tesla arrin objektiva të caktuar të kapitalizimit të tregut brenda dhjetë vitesh. Për të përfituar 1,000 miliardë dollarët, ai duhet ta çojë vlerën e Tesla-s në 8,500 miliardë dollarë — më shumë se tetëfishin e vlerës aktuale të kompanisë.

Ndër objektivat përfshihen vënia në qarkullim e një milion taksive autonome dhe një milion robotësh. Nëse ia del, Musk jo vetëm që do të bëhet njeriu më i pasur në histori, por do të zotërojë edhe rreth 29% të Tesla-s, një nivel kontrolli i jashtëzakonshëm për një drejtor ekzekutiv.

Vetë Musk ka theksuar se nuk e motivon pasuria, por dëshira për të pasur më shumë kontroll mbi Tesla-n, për ta mbrojtur atë nga spekulimet dhe shitjet e qëllimshme në treg.

 

Video

Avokati Plarent Ndreca teksa hyn në GJKKO ku do të mbahet seanca për Erion Veliajn dhe të pandehurit e tjerë. Një natë më parë në emisionin Opinion deklaroi se Edi Rama e telefonoi pasi denoncoi kërcënimet që Toni Gogu i bëri në qelitë e burgut Fier kryebashkiakut Veliaj.

Një turist indian 47-vjeçar humbi jetën dhe dy persona u plagosën pasi dy helikopterë u përplasën gjatë uljes pranë Everestit, në Nepal. Aksidenti ndodhi në fshatin Feriche, në distriktin Solukhumbu, rreth 4,200 metra mbi nivelin e detit. Të plagosurit janë një turist nga Zelanda e Re dhe piloti nepalez i njërit prej helikopterëve. Turisti u transportua me avion në Katmandu për trajtim mjekësor, ndërsa piloti mori ndihmën e parë në vendngjarje. Zona ku ndodhi përplasja është një pikë pushimi për alpinistët dhe turistët që udhëtojnë drejt Everestit. Pamjet në rrjetet sociale tregojnë momentin e përplasjes pranë një grupi njerëzish

Ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme