Bota 14 September 2025, 20:18 Nga VNA

Ekzekutimi i Charlie Kirk, autori “hermetik” nuk bashkëpunon me drejtësinë

Ndaje në Whatsapp
Ekzekutimi i Charlie Kirk, autori “hermetik” nuk bashkëpunon me

Guvernatori i Utah, Spencer Cox, ka deklaruar sot se autori i dyshuar për vrasjen e aktivistit konservator amerikan Charlie Kirk, nuk po bashkëpunon me autoritetet dhe deri tani nuk ka pranuar përgjegjësinë për krimin. I dyshuari, 22-vjeçari Tyler Robinson, do të akuzohet zyrtarisht të martën, ndërsa mbetet në paraburgim në Utah. Hetimet janë ende në vijim për të sqaruar motivet që e çuan Robinson të kryente ngjarjen e rëndë. Sipas të dhënave, Robinson dyshohet se u ngjit në çatinë e një ndërtese në Universitetin e Luginës së Utah gjatë një aktiviteti në natyrë, ku qëlloi Kirkun në qafë nga një distancë e gjatë të mërkurën e kaluar, duke i shkaktuar vdekjen.

Guvernatori Cox konfirmoi në një intervistë për emisionin “This Week” të ABC-së se Robinson refuzon të japë dëshmi, por theksoi se personat përreth tij po bashkëpunojnë me autoritetet. “Ai nuk po bashkëpunon, por të gjithë përreth tij po bashkëpunojnë dhe kjo është shumë e rëndësishme”, tha Cox. Një ndër dëshmitarët kryesorë është shoku i dhomës së Robinson, të cilin guvernatori e përshkroi si “një burrë në tranzicion drejt një gruaje” dhe e cilësoi si “jashtëzakonisht bashkëpunues”.

I pyetur nga CNN nëse identiteti gjinor i shokut të dhomës ka ndonjë lidhje me hetimin, guvernatori Cox u përgjigj: “Kjo është ajo që po përpiqemi të kuptojmë tani… Është e lehtë të nxitohemi në përfundime, por kemi gëzhojat, prova të tjera mjeko-ligjore që po na vijnë në dorë, dhe po përpiqemi t’i bashkojmë pjesë-pjesë.”

Hetimet vazhdojnë për të zbuluar motivet dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje që ka tronditur opinionin publik në SHBA.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme