Bota 22 August 2025, 18:44 Nga VNA

Egjipti përfshihet nga një skandal shantazhi pas marrëveshjes së gazit me Izraelin

Ndaje në Whatsapp
Egjipti përfshihet nga një skandal shantazhi pas marrëveshjes

Egjipti është tronditur nga një video shantazhi e publikuar nga një llogari anonime me emrin “El Malak”, vetëm pak ditë pasi Kajro firmosi marrëveshjen historike të gazit me Izraelin. Videoja tetëminutëshe pretendon të tregojë zëvendësministrin e Brendshëm, gjeneralmajor Khaled Arafa, në një video-thirrje intime, ndërsa një person i maskuar akuzon qeverinë e presidentit Abdel Fattah el-Sisi për “tradhti” ndaj Palestinës.

Autori anonim bëri thirrje për anulimin e kontratës 35 miliardë dollarëshe të gazit me kompanitë izraelite, hapjen e kalimit të Rafah-ut për ndihma dhe lehtësimin e represionit të brendshëm, duke paralajmëruar se mund të zbulojë të tjera skandale.

Skandali shpërtheu menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes më të madhe energjetike në historinë moderne të Egjiptit, që parashikon importin e 130 miliardë metra kub gazi nga Izraeli deri në vitin 2040. Qeveria e quan një hap jetik për të përballuar krizën energjetike, por kritikët e shohin si varësi të rrezikshme nga një “shtet armik” dhe si tradhti ndaj Gazës së rrethuar.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme