Bota 26 January 2026, 20:41 Nga VNA

E rëndë në Milano: Policia qëllon për vdekje një 20-vjeçar gjatë një operacioni antidrogë

Ndaje në Whatsapp
E rëndë në Milano: Policia qëllon për vdekje një

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Milano, ku një 20-vjeçar humbi jetën pasi u qëllua me armën e shërbimit nga një efektiv policie. Sipas mediave italiane, i riu nuk ishte shtetas italian, ndërsa identiteti i tij ende nuk është bërë publik. Ngjarja ndodhi gjatë një operacioni antidrogë të zhvilluar nga policia në zonën e Rogoredos.

Raportohet se viktima ka qenë i armatosur dhe i është afruar patrullës së policisë, duke hapur zjarr në drejtim të saj. Në këto rrethana, efektivët e policisë janë kundërpërgjigjur. Edhe pse shërbimi i urgjencës mbërriti brenda pak minutash, i riu nuk arriti të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe dinamikën e ngjarjes, ndërsa priten informacione të tjera zyrtare në vijim.

Video

Në protestë…

Supermarketet në Belgjikë, Luksemburg, Suedi, Estoni dhe Irlandë kanë raportuar probleme me sistemet e ftohjes së produkteve ushqimore. Problemet janë shfaqur gjatë natës dhe dyshohet se lidhen me incidente në sistemet kompjuterike. Një nga kompanitë e prekura ka deklaruar se shkaku i ndërprerjeve ishte një sulm kibernetik.

Bojkoti me dy standarde i PD-së: Diku braktis sallën, diku ulet për buxhetin

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme