Bota 25 November 2025, 17:26 Nga VNA

E gjallë brenda arkivolit pak çaste para kremacionit në Bangkok

Ndaje në Whatsapp

E gjallë brenda arkivolit pak çaste para kremacionit në Bangkok

Një grua 65-vjeçare, e cila ishte shpallur gabimisht e vdekur dhe ishte vendosur për t’u kremuar në tempullin budist Wat Rat Prakhong Tham, në periferi të Bangkokut, u zbulua e gjallë nga stafi i tempullit pak para ceremonisë.

Menaxheri i tempullit, Pairat Soodthoop, tha për Associated Press se u trondit kur dëgjoi një trokitje të lehtë që vinte nga arkivoli. Ai kërkoi hapjen e tij dhe pa gruan “duke hapur pak sytë dhe duke trokitur në anët e arkivolit”. “Duhet të ketë trokitur për një kohë të gjatë,” shtoi ai.

Vëllai i saj më i vogël kishte njoftuar tempullin se gruaja kishte vdekur, por menaxheri thotë se ai nuk kishte asnjë certifikatë vdekjeje. Ndërsa stafi i tempullit po i shpjegonte procedurën për marrjen e dokumentit, trokitjet nga brenda arkivolit u dëgjuan sërish, duke zbuluar se gruaja ishte gjallë.

Abati urdhëroi që ajo të dërgohej menjëherë në spital. Mjekët konstatuan se ajo kishte pësuar hipoglicemi të rëndë, pra një rënie kritike të nivelit të sheqerit në gjak. Mjeku përjashtoi mundësinë që ajo të kishte pësuar arrest kardiak apo respirator.

Sipas stafit të tempullit, gruaja kishte qenë e shtrirë në shtrat prej dy vitesh, dhe të shtunën familja mendoi se ajo kishte ndalur së marrë frymë. Të afërmit kishin udhëtuar rreth 500 km nga provinca Phitsanulok për ceremoninë e kremacionit.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe ka hapur debat mbi procedurat e verifikimit të vdekjes në zonat rurale të Tajlandës.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme