Bota 28 December 2025, 08:33 Nga VNA

DW: Gjermania bën thirrje për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët

Ndaje në Whatsapp

DW: Gjermania bën thirrje për ndalimin e rrjeteve sociale për

Celularët vazhdojnë të jenë dhurata më preferuar e fetstave të fundvitit. Por Ministri federal gjerman i Çështjeve Digjitale kërkon kufizim moshe për mediat sociale.

Ministri gjerman i Çështjeve Digjitale, Karsten Wildberger (CDU), është i hapur për ndalimin e mediave sociale për fëmijët në Gjermani, ngjashëm me modelin e Australisë. “Më duket shumë tërheqëse si ide. Në këtë rast unë e konsideroj çështjen e kufizimit të moshës më shumë se të justifikuar”, i tha ai Agjencisë Gjermane të Shtypit dpa.

Studimet, vëzhgimet dhe prezantimet tregojnë se sa thellë ndikojnë mediat sociale në zhvillimin e të rinjve. “Pyetja tani është: si t’u mundësojmë atyre një zhvillim të shëndetshëm, ashtu siç e patën brezat e mëparshëm pa mediat sociale? Se cila është mosha e përshtatshme duhet të diskutohet e peshohet mirë”, shtoi ai, duke iu referuar një komisioni ekspertësh që ka krijuar qeveria gjermane lidhur me “Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të Rinjve në Botën Digjitale” .

Ekspertët pritet të paraqesin propozime deri në verë

Komisioni i përbërë nga studjues dhe punonjës nga fusha e mjekësisë, punonjësve sociale dhe kujdestarëve të të rinjve, nisi nga puna në vjeshtë dhe pritet t’i paraqesë rekomandimet e veta deri në verë. Këto rekomandime do të lidhen ndër të tjera me kufizime të mundshme për moshën për lejimin e mediave sociale dhe çështjen shumë të diskutuar të ndalimit të telefonave celularë në shkolla.

Wildberger: “Ua kemi borxh fëmijëve”

Edhe në këtë pikë Ministri gjerman për Çështjet Digjitale është në favor të një qasje mjaft të rreptë: “Të ulesh një ose dy orë për të mësuar me vëmendje dhe të mos shpërqendrohesh është parakusht themelor për zhvillimin e fëmijëve. Prandaj, mendoj se jo vetëm që është e arsyeshme, por ua kemi borxh edhe fëmijëve që ta kenë këtë mundësi”, tha Wildberger. E domosdoshme për fëmijët është edhe koha e lirë, tha ai. Në debate të tilla është e rëndësishme të dëgjojmë ata që merren çdo ditë me këtë gjë, dhe ata janë mësuesit.

Wildberger është Ministri i parë federal i Gjermanisë për Çështjet Digjitale. Ai është gjithashtu përgjegjës për modernizimin e shtetit dhe reduktimin e burokracisë. Kancelari Friedrich Merz e mori në kabinetin e tij ish-drejtorin ekzekutiv të koncernit MediaMarkt-Saturn nga bota e biznesit.

Që nga 10 dhjetori fëmijëve dhe adoleshentëve nën 16 vjeç në Australi u është ndaluar të kenë llogaritëe tyre në shumë platforma kryesore të mediave sociale. Qeveria australiane synon të mbrojë me këtë hap të rinjtë nga ngacmimet kibernetike, konsumi problematik dhe përmbajtjet e dëmshme./DW

Video

Nëntë jetë të humbura dhe rreth 600 banorë të evakuuar: një avion privat Learjet u rrëzua në një zonë banimi në Palm Beach, Florida, duke lënë pas gjurmë shkatërrimi. Sipas përshkrimit të videos, avioni ishte nisur nga Teksasi drejt Bahamasit, por fluturimi përfundoi në tragjedi, pa asnjë të mbijetuar në bord. Dëshmitarët e përshkruan rënien si atë të një rakete.

Një avion privat Learjet 60 u rrëzua më 1 nëntor në një zonë të banuar pranë Cresthavenit, në Florida, duke shkaktuar vdekjen e të nëntë personave në bord. Sipas Administratës Federale të Aviacionit të SHBA-së, avioni ishte nisur nga aeroporti Austin-Bergstrom në Teksas dhe po udhëtonte drejt Bahamasit. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur avioni përplaset pranë një rruge dhe shpërthen në flakë. Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, e cilësoi ngjarjen një “tragjedi të tmerrshme”. Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rrëzimit, raporton Reuters.

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme