Bota 7 March 2026, 22:22 Nga VNA

“Duhen nisur bisedimet”/ Meloni e prerë: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk ka ndërmend të futet në konflikt

Ndaje në Whatsapp
“Duhen nisur bisedimet”/ Meloni e prerë: Italia nuk

 Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka deklaruar se Italia nuk është pjesë e konfliktit dhe nuk ka ndërmend të përfshihet në luftë. Në një reagim të publikuar në platformën X, ajo theksoi se qeveria italiane është e angazhuar për të mbrojtur sigurinë e vendit dhe për të mbështetur çdo përpjekje për paqe.

“Qeveria është e angazhuar të mbrojë sigurinë e Italisë dhe të qytetarëve të saj dhe të mbështesë çdo iniciativë që synon kërkimin e paqes”, shkroi Meloni në postimin e saj.

Ajo theksoi qartë se Italia nuk do të përfshihet në konflikt.

“Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk synon të hyjë në të”, u shpreh kryeministrja italiane në një video të publikuar bashkë me mesazhin.

Meloni bëri të ditur gjithashtu se ka zhvilluar bisedime me liderë të tjerë evropianë për të shmangur përshkallëzimin e situatës, përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Friedrich Merz dhe kryeministrin britanik Keir Starmer.

“Kam pasur një diskutim me Macron, Merz dhe Starmer për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm. Ne po punojmë, sa të jetë e mundur, për të ulur tensionet dhe për të parë nëse ekziston ende mundësia për të rifilluar negociatat”, theksoi Meloni.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme