Bota 22 January 2026, 08:52 Nga VNA

Drama në Davos: Administrata Trump i bllokon fjalën Guvernatorit Gavin Newsom në Forumin Ekonomik Botëror

Ndaje në Whatsapp
Drama në Davos: Administrata Trump i bllokon fjalën Guvernatorit Gavin

Një përplasje e fortë politike ka shpërthyer në Davos gjatë Forumit Ekonomik Botëror, pasi guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, u përjashtua në minutën e fundit nga një aktivitet zyrtar në USA House – pavijoni zyrtar i Shteteve të Bashkuara. Vendimi ka shkaktuar reagime të ashpra nga Sacramento dhe akuza direkte ndaj Shtëpisë së Bardhë.

Sipas zyrës së Newsom, guvernatori ishte planifikuar të merrte pjesë në një “fireside chat” mediatik të organizuar nga revista Fortune, por iu mohua hyrja në ambientet e USA House pas presionit të ushtruar nga Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit.

Arsyeja zyrtare dhe reagimi i Newsom

Organizatorët e USA House i kanë komunikuar ekipit të Newsom se prania e një zyrtari të zgjedhur nuk “përputhej me programimin e pasdites”. Ky justifikim u hodh poshtë publikisht nga guvernatori, i cili reagoi ashpër në rrjetin social X:

“Sa i dobët dhe patetik duhet të jesh që të trembesh nga një fireside chat?” – shkroi Newsom, duke shtuar se “Kalifornia është pjesë e SHBA-së”.

Konteksti politik i përplasjes

Anulimi i aktivitetit ndodhi pak pasi Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, foli në të njëjtin vend, ku sipas burimeve e cilësoi Newsom si “ekonomikisht analfabet”. Guvernatori i Kalifornisë kishte planifikuar ta përdorte fjalën e tij në Davos si kundërpërgjigje ndaj një fjalimi të mëparshëm të presidentit Donald Trump, duke kritikuar fokusin e administratës mbi Groenlandën dhe duke u bërë thirrje liderëve europianë të mos jenë “bashkëfajtorë”.

Çfarë ndodhi më pas

Edhe pse u përjashtua nga eventi publik dhe i hapur për median, Newsom thuhet se u ftua të marrë pjesë në një “nightcap reception” në orën 22:00 – një takim jozyrtar, pa praninë e gazetarëve dhe jashtë vëmendjes publike.

Ngjarja ka thelluar më tej tensionet mes administratës Trump dhe drejtuesve demokratë të shteteve, duke e kthyer Davosin nga një forum ekonomik global në një arenë përplasjesh të forta politike amerikane.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme