Bota 11 September 2025, 18:22 Nga VNA

Donald Trump përkujton viktimat e 11 Shtatorit: “Nuk do ta harrojmë kurrë atë ditë të errët për Amerikën”

Ndaje në Whatsapp
Donald Trump përkujton viktimat e 11 Shtatorit: “Nuk do ta

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, përkujtoi të enjten nga Pentagoni 24-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, duke nderuar kujtimin e 2,977 viktimave dhe duke theksuar se Amerika “nuk do ta harrojë kurrë” atë ditë tragjike. Në një fjalim solemn përpara familjarëve të viktimave, përfaqësuesve të forcave të sigurisë dhe autoriteteve amerikane, Trump rikujtoi momentet e dhimbshme të asaj dite dhe heroizmin e shfaqur nga qytetarët amerikanë.

"Përbindësha të egër sulmuan simbolet e qytetërimit tonë. Megjithatë, këtu në Virxhinia, në Nju Jork dhe në qiellin e Pensilvanisë, amerikanët nuk u lëkundën. Ata qëndruan në këmbë dhe i treguan botës se ne nuk do të tërhiqemi, nuk do të përkulemi, nuk do të dorëzohemi dhe flamuri ynë i madh amerikan nuk do të dështojë kurrë,” – deklaroi Trump.

Presidenti ndau me publikun disa nga historitë prekëse të viktimave të 11 shtatorit, përfshirë mesazhin e fundit të Brian Sweeney për gruan e tij Julie nga fluturimi United 175, thirrjen e asistentit të fluturimit Renee May për nënën e saj ku i tha “Të dua”, thirrjen e Tom McGinnis nga kati i 92-të i Kullës Veriore dhe guximin e Chuck Costello, i cili vrapoi në Qendrën Botërore të Tregtisë për të shpëtuar njerëzit e bllokuar në ashensorë.

“Atë ditë, mësuam se shpirti heroik amerikan ishte kudo përreth nesh. E pamë atë te oficerët e policisë, te zjarrfikësit e shkëlqyer, te anëtarët e forcave të armatosura këtu në Pentagon dhe në zemrat e çdo amerikani që iu përgjigj thirrjes së historisë,” – tha Trump.

Gjatë fjalimit, përveç homazheve, Trump nuk la jashtë edhe tonin e tij politik. Ai përsëriti deklaratën se Amerika ishte një “vend i vdekur” gjatë presidencës së paraardhësit të tij dhe theksoi se tashmë vendi është në një gjendje shumë më të fortë.

“Vitin e kaluar ishim një vend i vdekur. Tani kemi vendin më të nxehtë në botë,” – u shpreh ai, duke nënvizuar gjithashtu propozimin e tij për të ndryshuar emrin e Departamentit të Mbrojtjes në Departamentin e Luftës, si një sinjal i vendosmërisë për të mbrojtur Amerikën nga çdo kërcënim.

Ceremonia përkujtimore u shoqërua me një minutë heshtje, lexim të emrave të viktimave dhe homazhe për të gjithë ata që humbën jetën në sulmet e 11 shtatorit 2001.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme