Bota 12 September 2025, 14:34 Nga VNA

Donald Trump: Autori i dyshuar i vrasjes së Charlie Kirk është arrestuar

Ndaje në Whatsapp
Donald Trump: Autori i dyshuar i vrasjes së Charlie Kirk është

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se personi i dyshuar për vrasjen e aktivistit konservator Charlie Kirk është arrestuar dhe aktualisht po merret në pyetje nga autoritetet.

“Besoj me shumë siguri se e kemi në paraburgim,” tha Trump gjatë një interviste për Fox News. Ai shtoi se i dyshuari u dorëzua nga një person shumë i afërt me të, ndërsa njoftimi zyrtar pritet të bëhet publik gjatë ditës së premte.

Ndërkohë, autoritetet shtetërore dhe federale kanë paralajmëruar një konferencë për shtyp, ku do të japin detaje lidhur me hetimet dhe arrestimin. Zyra e guvernatorit të Utah konfirmoi se deklarata pritet të lidhet drejtpërdrejt me zhvillimet e fundit të përmendura nga presidenti.

Gjatë intervistës, Trump e përshkroi Charlie Kirk si “njeriun më të mirë” dhe dënoi ashpër autorin e krimit, i cili ende nuk është identifikuar publikisht.

“Shpresoj dhe besoj se do të shpallet fajtor dhe do të dënohet me vdekje,” tha ai. “Ajo që ndodhi ishte e padrejtë. Charlie ishte punëtor, i dashur nga të gjithë.”

Presidenti shtoi se guvernatori i Utah, Spencer Cox, është i vendosur të kërkojë aplikimin e dënimit me vdekje në këtë rast.

“Në Utah është në fuqi dënimi kapital, dhe guvernatori është një njeri shumë i mirë. E kam njohur personalisht dhe e di që është i vendosur për drejtësi,” theksoi Trump.

Kur u pyet nëse vrasja ishte një incident i izoluar, Trump u përgjigj: “Duket se po.”

Ai shtoi gjithashtu se nuk e kishte parë videon e momentit të vrasjes, megjithëse pamjet janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.

“Nuk doja ta shihja. E kam dëgjuar, dhe për mua mjafton. Nuk dua ta kujtoj Charlie-n në atë mënyrë,” u shpreh presidenti.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme