Bota 12 November 2025, 17:43 Nga VNA

Dokumente të reja të Kongresit hedhin dritë mbi lidhjet e Trump me Jeffrey Epstein

Ndaje në Whatsapp
Dokumente të reja të Kongresit hedhin dritë mbi lidhjet e Trump

Donald Trump kaloi “orë” në shtëpinë e Jeffrey Epstein me një grua që përshkruhet si viktimë e trafikut të tij seksual dhe “e dinte për vajzat” e financierit pedofil të ndjerë: këtë e shkruan vetë Epstein në një seri të re emailesh të publikuara nga demokratët e Komisionit të Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve dhe të zbuluara nga CNN dhe New York Times.

Epstein e përmend disa herë Trump-in në korrespondencën private të pesëmbëdhjetë viteve të fundit me atëherë të dashurën dhe bashkëpunëtoren e tij Ghislaine Maxwell, si dhe me një autor të afërt me ish-presidentin, sipas asaj që del nga seria e re e emailave të publikuar nga demokratët e Komisionit të Mbikëqyrjes.

Emailat, të adresuara për Maxwell — e dënuar për trafik seksual të të miturve pas vdekjes së Epstein — dhe për autorin Michael Wolff, përfshijnë biseda në të cilat Epstein pohon se Trump kaloi shumë kohë me një grua që demokratët e komisionit e përshkruajnë si viktimë të trafikut të tij seksual.

Në mesazhet përfshihet edhe një email në të cilin Epstein pretendon se Trump “e dinte për vajzat”, një aludim i dukshëm për rrethin e të miturave që Epstein dyshohet se kishte joshur në Mar-a-Lago. Ky pretendim bie ndesh me deklaratën e Trump-it, sipas së cilës ai e kishte përzënë financierin nga klubi i tij në Florida për t’i “vjedhur” disa punonjëse, përfshirë Virginia Giuffre, sipas komunikimeve të reja të bëra publike.

Emailat u publikuan të mërkurën nga demokratët e Komisionit të Mbikëqyrjes së Dhomës, të cilët i morën pasi lëshuan një urdhër ndaj trashëgimtarëve të Epstein në fillim të këtij viti.

 

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme