Bota 8 January 2026, 17:59 Nga VNA

“Do ta qeverisim Venezuelën për një kohë të gjatë”, Trump: Do përdorim naftën dhe do ta importojmë

Ndaje në Whatsapp

“Do ta qeverisim Venezuelën për një kohë të

Donald Trump ka deklaruar se kontrolli që Shtetet e Bashkuara do të ushtrojnë ndaj Venezuelës mund të zgjasë për vite të tëra.

“Vetëm koha do ta tregojë”, ka thënë Trump, i intervistuar nga gazeta “New York Times”.

I pyetur nëse gjendja në fjalë do të zgjaste tre muaj, 6 muaj, një vit apo më shumë, presidenti amerikan është përgjigjur: “Druhem se do të jetë shumë më gjatë”.

“Do të rindërtojmë vendin në mënyrë të leverdishme. Do të përdorim naftën dhe do ta importojmë. Do të ulim çmimin e saj dhe do t’i japim Venezuelës të ardhura, për të cilat ka aq shumë nevojë”, ka thënë Trump.

Ndërkohë, detaje të reja kanë dalë në dritë mbi operacionin e fundjavës së kaluar të forcave speciale amerikane në Venezuelë, që çoi në kapjen e liderit të vendit, Nicolas Maduro.

Sipas të dhënave të fundit, bilanci i operacionit të operativëve të forcave Delta ka shkuar në 100 viktima.

“Deri tani janë 100 të vdekur dhe një numër i përafërt të plagosurish. Sulmi ndaj vendit tonë ishte i tmerrshëm”, ka deklaruar ministri i Brendshëm Diosdado Cabello.

Gjithashtu, ministri ka bërë të ditur se Maduro dhe bashkëshortja e tij Cilia Flores mbetën të plagosur gjatë blicit të 3 janarit.

“Cilia u plagos në kokë dhe mori një goditje në trup, ndërsa i shoqi, Nicolas, u plagos në këmbë. Për fat të mirë, ata po e marrin veten nga plagët”, shtoi Cabello.

Video

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

🔴LAJM I FUNDIT/ Ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare avokati Saimir Vishaj

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme