Bota 10 December 2025, 10:40 Nga VNA

Dhuruesi i spermës me mutacion kancerogjen sjell në jetë 197 fëmijë në Europë – disa kanë humbur jetën

Ndaje në Whatsapp
Dhuruesi i spermës me mutacion kancerogjen sjell në jetë 197

Një hetim i gjerë ndërkombëtar ka zbuluar se një dhurues sperme, i cili mbante pa dijeninë e tij një mutacion gjenetik që rrit ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të kancerit, ka bërë të mundur lindjen e të paktën 197 fëmijëve në mbarë Europën. Disa prej tyre tashmë kanë humbur jetën, ndërsa shumica e fëmijëve që trashëgojnë mutacionin përballen me rrezik të lartë për zhvillimin e kancerit gjatë jetës.

Edhe pse sperma e tij nuk është shitur në klinikat britanike, BBC konfirmoi se një numër shumë i vogël familjesh në Mbretërinë e Bashkuar ka përdorur spermën e dhuruesit gjatë trajtimeve për fertilitet në Danimarkë.

European Sperm Bank në Danimarkë, që ka shpërndarë spermën, shprehu “ngushëllimet më të thella” për familjet e prekura dhe pranoi se në disa shtete sperma e dhuruesit është përdorur më shumë se sa lejohet, duke krijuar një numër tepër të lartë shtatzënish.

Hetimi u realizua nga 14 radiotelevizione publike, përfshirë BBC-në, nën kuadër të Rrjetit të Gazetarisë Investigative të Unionit Evropian të Transmetimeve. Ai zbuloi se dhuruesi kishte filluar të paguhej për dhurimin e spermës në vitin 2005, ndërsa materialet e tij u përdorën për rreth 17 vite.

Dhuruesi rezulton i shëndetshëm dhe kishte kaluar të gjitha kontrollet e zakonshme. Por një mutacion i ndodhur para lindjes në disa nga qelizat e tij kishte dëmtuar gjenin TP53, i cili mbron trupin nga zhvillimi i kancerit. Ndërsa pjesa më e madhe e trupit të tij nuk e mbart mutacionin, deri në 20% e spermës së prodhuar prej tij e përmbante atë.

Si rezultat, çdo fëmijë i konceptuar nga spermatozoidet e prekura ka trashëguar mutacionin në të gjitha qelizat e trupit, duke u ekspozuar ndaj një rreziku tejet të lartë për kancer gjatë jetës.

Video

Në protestë…

Supermarketet në Belgjikë, Luksemburg, Suedi, Estoni dhe Irlandë kanë raportuar probleme me sistemet e ftohjes së produkteve ushqimore. Problemet janë shfaqur gjatë natës dhe dyshohet se lidhen me incidente në sistemet kompjuterike. Një nga kompanitë e prekura ka deklaruar se shkaku i ndërprerjeve ishte një sulm kibernetik.

Bojkoti me dy standarde i PD-së: Diku braktis sallën, diku ulet për buxhetin

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme