Bota 28 August 2025, 22:24 Nga VNA

Detaje nga sulmi në kishën dhe shkollën katolike në SHBA: Autori ishte i fiksuar me vrasjen e fëmijëve

Ndaje në Whatsapp
Detaje nga sulmi në kishën dhe shkollën katolike në SHBA:

Policia e Minneapolis ka dhënë të tjera detaje lidhur me sulmin e një dite më parë në një shkollë katolike, ku një 23-vjeçar hapi zjarr dhe la të vdekur dy fëmijë të moshës 8 dhe 10-vjeçare. ndërsa 18 të tjerë u plagosën rëndë.

Sipas autoriteteve, Robin Westman ishte i fiksuar me idenë e vrasjes së fëmijëve.

Prokurori i përkohshëm i Minesotës, Joseph Thompson, teka foli për shënimet e gjetura të të riut, tha se ato japin një pasqyrë të planeve, gjendjes mendore dhe urrejtjes së tij ndaj grupeve të ndryshme.

Ai thotë se 23-vjeçari dukej sikur i urrente të gjithë dhe se ekzistonte një grup që ai e adhuronte, sulmues të tjerë të shkollave dhe vrasës masivë.

“Duke i lexuar ato, një gjë është e qartë, dhe do të jetë e vështirë për t’u dëgjuar, por është e rëndësishme për pyetjen se pse ndodhi kjo: më shumë se çdo gjë tjetër, autori i vrasjes donte të vriste fëmijë”, tha ai për mediat.

“Ai qëlloi ishte i fiksuar me idenë e vrasjes së fëmijëve”, theksoi ai.

Një agjent i FBI-së në konferencën për shtyp tha se Westman nuk ishte në asnjë listë mbikëqyrjeje përpara sulmit.

Shefi i policisë O’Hara shton se nuk është në dijeni të ndonjë diagnoze apo trajtimi të shëndetit mendor që po merrte sulmuesi.

O’Hara tha se sulmuesi kishte marrë pjesë më parë në meshë në kishën katolike dhe gjithashtu kishte shkuar në Shkollën Katolike “Ungjillëzimi”.

“Pra, padyshim që ekziston një lidhje midis sulmuesit dhe kësaj famullie të veçantë”, thotë O’Hara.

Shefi i policisë shton se autoritetet ende nuk kanë identifikuar ndonjë ankesë apo incident që mund ta ketë shtyrë sulmuesin të shënjestrojë këtë kishë.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme