Bota 24 March 2026, 16:28 Nga VNA

Dashuri skandaloze, pasion dhe një plumb pranë zemrës: historia e Gino Paoli dhe Stefania Sandrelli

Ndaje në Whatsapp

Dashuri skandaloze, pasion dhe një plumb pranë zemrës: historia e

Këngëtari i njohur italian Gino Paoli është ndarë nga jeta më 24 mars 2026 në moshën 91-vjeçare. Jeta e tij private, sidomos lidhja me aktoren Stefania Sandrelli, mbetet një nga historitë më të diskutueshme dhe më të paharrueshme të kulturës italiane.

Stefania ishte vetëm 15 vjeçe kur pa për herë të parë Paolin në klubin e famshëm “La Bussola”, në Versilia, ku ai po këndonte. Ai ishte tashmë një artist i njohur, 30 vjeç dhe i martuar. Sipas Sandrellit, mes tyre lindi menjëherë një pasion i fuqishëm. Marrëdhënia e tyre nisi në fshehtësi, ndërsa Stefania po përpiqej të ndërtonte karrierën si aktore.

Në fillim të viteve ’60 ajo u bë një nga yjet e kinemasë italiane falë filmave si “Il federale”, “Divorzio all’italiana” dhe “Sedotta e abbandonata”. Ndërkohë, lidhja me Paolin nisi të ftohej. Artisti i kushtoi këngën e famshme “Sapore di sale”, por kjo nuk e ndryshoi rrjedhën e marrëdhënies.

Në një moment dëshpërimi, Paoli tentoi vetëvrasjen duke qëlluar veten me armë zjarri në gjoks; plumbi mbeti vetëm pak milimetra larg zemrës. Stefania shkoi menjëherë pranë tij dhe e asistoi gjatë rikuperimit.

Në vitin 1964 lindi vajza e tyre Amanda, e cila mori mbiemrin e nënës. Lindja e saj shkaktoi një skandal të madh në Itali, pasi Paoli ishte ende i martuar dhe po bëhej gjithashtu baba i një djali me bashkëshorten e tij.

Marrëdhënia mes Paolit dhe Sandrellit përfundoi në vitin 1968, por lidhja mes tyre nuk u shkëput kurrë plotësisht. Me kalimin e viteve, pasioni i dikurshëm u shndërrua në respekt dhe admirim të ndërsjellë.

Siç ka thënë vetë Stefania Sandrelli në intervista:
“Pasioni që më lidhi me të gjysmë shekulli më parë është shndërruar në një admirim të pakufishëm për talentin e tij.”

Video

Fakulteti i Mjekësisë bojkoton mësimin për t'iu bashkuar protestës studentore.

“Do të të kalb në burg” / Zbardhet mesazhi që pretendohet se Gogu i çoi Veliajt në emër të Ramës

Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët marshojnë drejt Fakultetit të Mjekësisë.

E fundit nga radha, por e para nga gafat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme