Bota 8 November 2025, 20:20 Nga VNA

Burgu nëntokësor i Izraelit/ “Dhunë, izolim total dhe mungesë ushqimi”, palestinezët rrëfejnë tmerrin e përjetuar

Ndaje në Whatsapp
Burgu nëntokësor i Izraelit/ “Dhunë, izolim total dhe

Izraeli po akuzohet për mbajtjen e dhjetëra palestinezëve nga Gaza në burgun nëntokësor “Rakefet”, një strukturë pa dritë natyrale, ku të ndaluarit përballen me mungesë ushqimi, izolim total dhe trajtime çnjerëzore.

Raportimet janë bërë publike nga avokatët e Komitetit Publik Kundër Torturës në Izrael (PCATI), të cilët kanë vizituar të burgosurit dhe kanë dokumentuar gjendjen ekstreme në këtë institucion të sigurisë së lartë. Sipas tyre, të burgosurit mbahen në kushte degradimi fizik dhe psikologjik, pa kontakt me familjarët, pa ndriçim, me ushqim të pamjaftueshëm dhe me mungesë të plotë të kujdesit mjekësor.

Mes të ndaluarve raportohet se ndodhen një infermier 34-vjeçar dhe një 18-vjeçar, të cilët janë mbajtur për muaj të tërë pa akuza formale apo proces gjyqësor. Ata kanë rrëfyer se janë dhunuar, janë torturuar dhe janë detyruar të përballen me mungesë ajri e ushqimi në hapësira të mbyllura nën tokë.

Burgu Rakefet ka një histori të gjatë dhe të errët. Ai u ndërtua në vitet ’80 për të mbajtur kriminelë të rrezikshëm, por më vonë u mbyll për shkak të kushteve çnjerëzore. Megjithatë, në vitin 2023, pas sulmeve të 7 tetorit, objekti u riaktivizua me urdhër të ministrit të ekstremit të djathtë Itamar Ben-Gvir, dhe prej asaj kohe përdoret për ndalimin e palestinezëve nga Gaza.

Aktualisht, sipas burimeve të PCATI, në këtë burg mbahen rreth 100 të burgosur, megjithëse kapaciteti fillestar ishte vetëm për 15 persona. Avokatët që kanë hyrë në ambientet e tij e përshkruajnë burgun si një strukturë nën tokë, pa dritare, me ajër të rëndë dhe pa ventilim adekuat, ku qelitë janë të ndyra dhe nën survejim të vazhdueshëm. Të burgosurit, sipas dëshmive, lejohen të dalin vetëm për pak minuta në ditë, pa asnjë kontakt me botën e jashtme apo me familjarët.

Komiteti PCATI ka reaguar ashpër, duke e cilësuar këtë trajtim si një shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar humanitar, dhe ka paralajmëruar se privimi nga drita e diellit, mungesa e ushqimit dhe izolimi total përbëjnë forma të qarta torturash.

Në anën tjetër, Shërbimi i Burgjeve të Izraelit ka deklaruar se “vepron në përputhje me ligjin” dhe se “trajton të gjithë të ndaluarit sipas standardeve të sigurisë kombëtare”. Megjithatë, autoritetet nuk kanë dhënë asnjë përgjigje konkrete për identitetin, numrin dhe gjendjen e të ndaluarve që ndodhen aktualisht në burgun Rakefet.

Video

Një turist indian 47-vjeçar humbi jetën dhe dy persona u plagosën pasi dy helikopterë u përplasën gjatë uljes pranë Everestit, në Nepal. Aksidenti ndodhi në fshatin Feriche, në distriktin Solukhumbu, rreth 4,200 metra mbi nivelin e detit. Të plagosurit janë një turist nga Zelanda e Re dhe piloti nepalez i njërit prej helikopterëve. Turisti u transportua me avion në Katmandu për trajtim mjekësor, ndërsa piloti mori ndihmën e parë në vendngjarje. Zona ku ndodhi përplasja është një pikë pushimi për alpinistët dhe turistët që udhëtojnë drejt Everestit. Pamjet në rrjetet sociale tregojnë momentin e përplasjes pranë një grupi njerëzish

Ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme