Bota 21 September 2025, 15:23 Nga VNA

Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia njohin zyrtarisht shtetin e Palestinës

Ndaje në Whatsapp
Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia njohin zyrtarisht shtetin e

Pas Britanisë së Madhe, Kandaja dhe Australia janë dy shtetet e tjera që njohin zyrtarisht shtetin e Palestinës.

Në një postim në rrjetin social X, kryeministri kanadez, Mark Carney ka deklaruar se që nga sot, “Kanadaja njeh Shtetin e Palestinës dhe ofron partneritetin tonë në ndërtimin e premtimit të një të ardhmeje paqësore si për Shtetin e Palestinës ashtu edhe për Shtetin e Izraelit.”

Australia gjithshtu ka ndjekur vendimin e Kanadasë për të njohur Palestinën si shtet sovran, shkruan kryeministri Anthony Albanese.

Ai thotë se kjo është pjesë e një përpjekjeje të përbashkët së bashku me Kanadanë dhe Britaninë dhe do të formojë “një përpjekje ndërkombëtare për një zgjidhje me dy shtete”.

Më herët të njejtin vendim ka marrë edhe Britania e Madhe. Keir Starmer ka njoftuar njohjen e shtetit palestinez nga Mbretëria e Bashkuar.

“Sot, për të ringjallur shpresën e paqes për palestinezët dhe izraelitët, dhe një zgjidhje me dy shtete, Mbretëria e Bashkuar njeh zyrtarisht Shtetin e Palestinës”, thotë ai.

Si Kanadaja ashtu edhe Australia kishin shprehur më parë qëllimet e tyre për të njohur zyrtarisht një shtet palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork këtë javë.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme