Bota 29 October 2025, 19:05 Nga VNA

Brazil, Rio de Janeiro në kaos total

Ndaje në Whatsapp
Brazil, Rio de Janeiro në kaos total

Një operacion masiv antidrogë ka kthyer qytetin në një fushë beteje, me mbi 100 të vdekur – ndërsa autoritetet konfirmojnë zyrtarisht 64 viktima, përfshirë 4 oficerë policie.

Operacioni më i përgjakshëm në historinë e shtetit u zhvillua në favelat e Alemão dhe Penha, me mbi 2,500 forca policore që synonin rrjetin kriminal Comando Vermelho (Komanda e Kuqe), fraksioni më i fuqishëm i trafikut të drogës në Rio.

Kriminelët reaguan me dhunë ekstreme – dronë të armatosur me granata, pushkë automatike, autobusë të rrëmbyer për të bllokuar rrugët. Shpërthime dhe shkëmbime zjarri u dëgjuan pa ndërprerje, ndërsa banorët e favelave u strukën nëpër shtëpi. Sipas mediave lokale, shumë trupa janë gjetur me plagë në pjesën e pasme të kokës, duke ngritur dyshime për ekzekutime pa gjyq.

Guvernatori Cláudio Castro e quajti aksionin “luftë kundër narko-terroristëve” dhe kërkoi ndihmë nga qeveria federale. Ndërkohë, Presidenti në detyrë Geraldo Alckmin thirri një mbledhje urgjente për të diskutuar mundësinë e ndërhyrjes ushtarake.

Rio është paralizuar – 45 shkolla të mbyllura, transporti publik në kaos, fluturime të pezulluara dhe mijëra qytetarë të bllokuar.

Autoritetet paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet, ndërsa drejtuesi i Comando Vermelho, Edgar Alves Andrade (Doca da Penha), mbetet ende i lirë.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme