Bota 11 September 2025, 22:27 Nga VNA

Brazil/ Ish presidenti Bolsonaro shpallet fajtor, rrezikon deri në 43 vjet burg

Ndaje në Whatsapp
Brazil/ Ish presidenti Bolsonaro shpallet fajtor,  rrezikon deri në 43 vjet

Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, është shpallur fajtor për komplot për grusht shteti nga Gjykata Supreme, për përpjekjen për të qëndruar në pushtet pas humbjes në zgjedhjet e vitit 2022. Vendimi u mor me shumicë votash (3 nga 5 gjyqtarë).

Sipas gjykatëses Carmen Lucia Antunes Rocha, Bolsonaro u përpoq të minonte demokracinë dhe të qëndronte me forcë në pushtet, por institucionet braziliane i rezistuan. Ai është aktualisht nën arrest shtëpiak, dhe dënimi i tij pritet të shpallet të premten, ku mund të përballet me deri në 43 vjet burg.

Bolsonaro dhe 33 persona të tjerë janë akuzuar për një komplot për të përmbysur demokracinë, duke përfshirë përhapjen e dyshimeve për zgjedhjet. Çështja ka tërhequr edhe vëmendjen ndërkombëtare, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Nën administratën Trump, janë vendosur sanksione ndaj gjyqtarëve brazilianë, si dhe tarifa tregtare ndaj Brazilit, ndërsa është kritikuar procesi si një “gjueti shtrigash”.

 

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme