Bota 19 January 2026, 15:51 Nga VNA

Bordi për Gazën/ 1 miliard dollarë vetëm për anëtarësim të përhershëm

Ndaje në Whatsapp
Bordi për Gazën/ 1 miliard dollarë vetëm për

Presidenti amerikan Donald Trump ka dërguar këtë fundjavë një valë ftesash për liderë botërorë, duke i ftuar të bashkohen në Bordin e Paqes për Gazën, një nismë e re për mbikëqyrjen e rindërtimit të Rripit të Gazës pas luftës shkatërruese.

Sipas mediave amerikane, anëtarësimi i përhershëm në bord do të kushtonte deri në 1 miliard dollarë. Një zyrtar amerikan i tha Washington Post se kjo shifër është parashikuar si kosto për anëtarësim të përhershëm, por theksoi se nuk ka “asnjë detyrim” financiar për vendet që dëshirojnë t’i bashkohen nismës. Sipas tij, shtetet që nuk paguajnë tarifën do të kenë një anëtarësim trevjeçar. Zyrtari foli në kushte anonimiteti, ndërsa lajmi për tarifën u raportua fillimisht nga Bloomberg.

Shtëpia e Bardhë njoftoi të premten krijimin e Bordit të Paqes si pjesë e planit të Trumpit për rindërtimin e Gazës. Megjithatë, një draft që po qarkullon nuk e përmend drejtpërdrejt rajonin, duke nxitur spekulime se Uashingtoni mund të synojë krijimin e një strukture alternative, të udhëhequr nga SHBA, në raport me mekanizmat e Kombeve të Bashkuara.

Një kopje e draftit, e publikuar nga Times of Israel, sugjeron se mandati i bordit mund të jetë më i gjerë sesa ai i përshkruar fillimisht nga Trump në tetor, kur ai luajti rol në arritjen e një armëpushimi që i dha fund luftës dyvjeçare në Gaza dhe çoi në lirimin e pengjeve izraelite të mbetura.

Sipas zyrtarit amerikan, fondet e mbledhura do të përdoren drejtpërdrejt për zbatimin e mandatit të Bordit të Paqes për rindërtimin e enklavës. Ai shtoi se bordi synon të garantojë që pothuajse të gjitha fondet të shkojnë për projekte konkrete dhe jo për “fryrje administrative”, që sipas tij, karakterizon shumë organizata të tjera ndërkombëtare.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme