Bota 19 February 2026, 21:40 Nga VNA

“Bordi i Paqes” apo pazari i madh për Gazën? Trump mbledh 7 miliardë dollarë dhe projekton një forcë me 20 mijë trupa

Ndaje në Whatsapp

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, zhvilloi në Uashington mbledhjen inauguruese të të ashtuquajturit “Board of Peace”, ku disa vende premtuan 7 miliardë dollarë për rindërtimin e Gazës, ndërsa gjashtë shtete u angazhuan për të kontribuar me trupa në një forcë të ardhshme ndërkombëtare stabilizimi prej 20 mijë ushtarësh.

Nisma ka shkaktuar polemika të forta, pasi Trump ka ofruar vende në bord për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentin rus Vladimir Putin, të dy të kërkuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për akuza që lidhen me krime lufte.

Sipas një zyrtari të lartë amerikan, Josh Gruenbaum, SHBA është në bisedime me disa vende për të përfshirë Hamasin në negociata të drejtpërdrejta për çarmatimin. Ai theksoi se çarmatimi i Hamasit është kusht thelbësor për fazën e dytë të armëpushimit dhe parakusht për nisjen e rindërtimit të Gazës.

“E rëndësishme tani është të dërgohet ndihma dhe të rindërtohet Gaza”, deklaroi ai, duke shtuar se puna për krijimin e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit ka nisur prej muajsh.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Palestinës reagoi ashpër, duke deklaruar se “Palestina nuk është në shitje” dhe duke dënuar atë që e cilësoi si plane ekspansioniste të Izraelit.

Jashtë ndërtesës së Institutit Amerikan të Paqes në Uashington u mbajtën protesta kundër nismës, ndërsa kritikët e shohin “Bordin e Paqes” si një përpjekje për të riformatuar rendin politik në Gaza nën një ombrellë ndërkombëtare të udhëhequr nga SHBA.

“Bordi i Paqes” apo pazari i madh për Gazën? Trump mbledh

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme