Bota 26 November 2025, 11:38 Nga VNA

“Bjere takmakun, or ti”, grabitësit në Spanjë dëgjohen duke folur shqip teksa vjedhin argjendarinë

Ndaje në Whatsapp
“Bjere takmakun, or ti”, grabitësit në Spanjë

Media spanjolle ABC.es raporton se një bandë e huaj grabitësish kreu dy sulme të dhunshme ndaj argjendarive në rajonin e Madridit gjatë natës së fundjavës.

Katër persona të maskuar përdorën mjete të forta për të thyer hyrjet metalike dhe për të depërtuar brenda dy dyqaneve, fillimisht në Fuente el Saz del Jarama dhe më pas në Coslada, ku arritën të grabisnin ar, argjend e bizhuteri përpara se të largoheshin me shpejtësi.

Në një video të publikuar nga banorët, e cila po qarkullon tashmë në rrjetet sociale, dëgjohen zëra të grabitësve që flasin shqip mes tyre, duke shtuar dyshimet se banda mund të jetë me origjinë shqiptare. Megjithëse autoritetet spanjolle ende nuk kanë konfirmuar zyrtarisht identitetin apo kombësinë e tyre.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme