Bota 12 March 2026, 20:22 Nga VNA

Banorja në Teheran: Atmosfera në Iran është jashtëzakonisht mbytëse

Ndaje në Whatsapp

Banorja në Teheran: Atmosfera në Iran është

Atmosfera në Iran është bërë “jashtëzakonisht mbytëse”, thotë një grua iraniane nga Teherani, e cila ka arritur të lidhet me internetin vetëm së fundmi, që prej fillimit të luftës.

Në një dëshmi për BBC, ajo përshkruan një situatë të mbushur me frikë dhe pasiguri.

“Atmosfera në Iran është jashtëzakonisht mbytëse. Gjithmonë ka qenë shtypëse, por tani i janë shtuar edhe frika dhe terrori”, shprehet ajo.

Sipas saj, në ditën e parë kur nisi lufta, shumica e njerëzve u zgjuan nga zhurma e shpërthimeve.

“Rreth një orë më vonë interneti u ndërpre dhe ne vazhduam të ndiqnim lajmet përmes televizionit satelitor”, thotë ajo.

Po atë ditë nisën edhe radhët e gjata për karburant, ndërsa në rrugë u shfaqën shpejt forcat paraushtarake të lidhura me regjimin.

Banorja tregon se vonë në mbrëmje u njoftua se udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, ishte vrarë.

“Sapo u dha lajmi, të gjithë fqinjët dolën në ballkone ose në dritare dhe filluan të festonin”, rrëfen ajo. “Por më pas u rikthyen paraushtarakët dhe njerëzit u detyruan të heshtnin”.

Ajo shton se qytetarët marrin çdo ditë shumë mesazhe me paralajmërime, kërcënime ose lajme të rreme, ndërsa çdo natë mbështetësit e qeverisë organizojnë procesione në rrugë, herë për zi e herë për festime.

“E gjithë situata të jep ndjesinë sikur asgjë në këtë vend nuk na përket. Është sikur jemi të huaj në qytetin tonë”, përfundon ajo.

Video

Një pallat në qytetin e Shkodrës është përfshirë nga flakët, ndërsa zjarri ka përfshirë katin e fundit të ndërtesës. Pamjet tregojnë flakët që përhapen në pjesën e sipërme të pallatit, duke krijuar një situatë shqetësuese për banorët. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar.

Nisin arrestimet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Vijon protesta para Kryeministrisë

Një grup protestuesish kanë tentuar të zhvendosin protestën e tyre drejt hyrjes anësore të Kryeministrisë, e cila përdoret nga kryeministri Edi Rama. Por efektivët e forcave Shqiponja kanë ndërhyrë, duke mos lejuar grumbullimin e tyre në këtë pjesë të godinës dhe duke i zhvendosur drejt hyrjes kryesore të Kryeministrisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme