Bota 10 December 2025, 13:45 Nga VNA

Avioni rrëzohet mbi makinë në një autostradë në SHBA, një i plagosur

Ndaje në Whatsapp

Avioni rrëzohet mbi makinë në një autostradë në

Një ngjarje e pazakontë dhe e frikshme ka ndodhur në Florida, ku një avion i vogël Beechcraft 55 u rrëzua papritur mbi një makinë në autostradë, duke plagosur shoferen dhe shkaktuar panik mes drejtuesve të tjerë.

Sipas autoriteteve, piloti raportoi probleme me motorin pak para aksidentit, çka e detyroi të tentonte një ulje emergjente rreth orës 17:45 të së hënës. Shoferja e makinës, një 57-vjeçare, u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Piloti 27-vjeçar nga Orlando dhe pasagjeri i tij po aq i ri, nga Temple Terrace, shpëtuan pa lëndime.

Pamjet dhe fotografitë e publikuara tregojnë makinën e dëmtuar rëndë dhe avionin, i cili ka humbur rrotën dhe pjesën e përparme gjatë përplasjes. Dëshmitarët e ngjarjes tregojnë momentin e tmerrshëm: “Pamë thjesht një avion të binte nga qielli. Kaloi shumë pak centimetra mbi makinën time”, tha njëri prej tyre.

Autoriteti Federal i Aviacionit (FAA) ka nisur një hetim të plotë për uljen emergjente, ndërsa edhe Patrulla e Autostradës së Floridës po zhvillon ekspertizën e saj. Incidenti ndodhi vetëm disa orë pas një ngjarjeje të ngjashme në DeLand, ku një avion tjetër i vogël kreu një ulje emergjente në një kryqëzim rrugor, duke plagosur dy persona.

Video

Bojkoti me dy standarde i PD-së: Diku braktis sallën, diku ulet për buxhetin

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

Një pallat në qytetin e Shkodrës është përfshirë nga flakët, ndërsa zjarri ka përfshirë katin e fundit të ndërtesës. Pamjet tregojnë flakët që përhapen në pjesën e sipërme të pallatit, duke krijuar një situatë shqetësuese për banorët. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar.

Nisin arrestimet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme