Bota 23 February 2026, 18:18 Nga VNA

Arrestohet ish-ambasadori amerikan Peter Mandelson, shoqërohet nga policia nga banesa e tij në Londër

Ndaje në Whatsapp
Arrestohet ish-ambasadori amerikan Peter Mandelson, shoqërohet nga policia

Ish-ambasadori britanik në Washington, Peter Mandelson, është arrestuar këtë pasdite nga policia britanike, teksa është parë duke u shoqëruar nga oficerët jashtë banesës së tij.

72-vjeçari u ndalua nga efektivët në një adresë në zonën e Camden, në Londër, të hënën, më 23 shkurt. Ai është dërguar në një komisariat të Londrës për t’u marrë në pyetje.

Në një deklaratë zyrtare, një zëdhënës i Metropolitan Police tha: “Oficerët kanë arrestuar një burrë 72-vjeçar nën dyshimin për shpërdorim detyre në një funksion publik. Ai u arrestua në një adresë në Camden të hënën, më 23 shkurt dhe është dërguar në një stacion policor në Londër për intervistim. Kjo pason ekzekutimin e urdhrave të kontrollit në dy adresa në zonat e Wiltshire dhe Camden.”

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera mbi natyrën e plotë të hetimit.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme