Bota 15 December 2025, 21:06 Nga VNA

Arrestohen katër persona për planifikimin e sulmeve gjatë natës së Vitit të Ri

Ndaje në Whatsapp
Arrestohen katër persona për planifikimin e sulmeve gjatë

Autoritetet amerikane kanë arrestuar katër persona në Kaliforni, të dyshuar për planifikimin e sulmeve terroriste gjatë natës së Vitit të Ri në zonën e Los Anxhelesit. Sipas zyrtarëve të zbatimit të ligjit, komploti u pengua nga FBI-ja përpara se të vihej në zbatim.

Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi, njoftoi se operacioni kishte në shënjestër disa objektiva në Los Anxheles dhe Orange County, përfshirë automjete dhe oficerë të imigracionit. Të dyshuarit akuzohen për planifikimin e sulmeve të koordinuara me pajisje shpërthyese të improvizuara (IED).

Sipas dokumenteve të prokurorisë, katër personat përballen me akuza për posedim të pajisjeve shkatërruese. Drejtori i FBI-së, Kash Patel, deklaroi se gjatë fundjavës agjencia kishte penguar “një kërcënim të afërt terrorist kriminal” dhe kishte arrestuar individët përgjegjës në zonën e Los Anxhelesit.

"Ata dyshohen se kishin planifikuar sulme të koordinuara me pajisje shpërthyese të improvizuara gjatë natës së Vitit të Ri, duke synuar pesë lokacione të ndryshme në Los Anxheles,” tha Patel.

Sipas FBI-së, të dyshuarit janë identifikuar si anëtarë të një dege radikale të quajtur “Turtle Island Liberation Front” (TILF), e cilësuar si grup ekstremist. Autoritetet raportuan gjithashtu arrestimin e një personi të pestë në New Orleans, i cili dyshohet se po planifikonte një sulm të veçantë.

Prokurorja e Përgjithshme Bondi e cilësoi operacionin si parandalimin e “një komploti terrorist masiv dhe të tmerrshëm” që do të kishte pasoja të rënda.

Sipas hetimeve, plani përfshinte vendosjen e çantave të shpinës me pajisje shpërthyese të improvizuara në pesë vende të ndryshme, të lidhura me dy kompani amerikane të paidentifikuara, me qëllim shpërthimin e tyre njëkohësisht në mesnatën e natës së Vitit të Ri.

Video

Vijon protesta para Kryeministrisë

Një grup protestuesish kanë tentuar të zhvendosin protestën e tyre drejt hyrjes anësore të Kryeministrisë, e cila përdoret nga kryeministri Edi Rama. Por efektivët e forcave Shqiponja kanë ndërhyrë, duke mos lejuar grumbullimin e tyre në këtë pjesë të godinës dhe duke i zhvendosur drejt hyrjes kryesore të Kryeministrisë.

Toni Gogu pranon takimin me Veliajn por mohon ultimatumin e Ramës. Kush e provon çfarë u tha në burg?

Policia kanë shoqëruar disa qytetarë që po kalonin pranë zonës ku po zhvillohet protesta në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë. Qytetarët janë ndaluar teksa po ecnin në trotuar, pa u evidentuar ndonjë incident në momentin e ndërhyrjes. Ende nuk dihen arsyet e shoqërimit të qytetarëve dhe nëse ndaj tyre ka pasur ndonjë dyshim për shkelje të ligjit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme