Bota 3 January 2026, 17:23 Nga VNA

Arrestimi i Maduros / Liderja e opozitës venezueliane reagon nga arratia: Të lirohen të burgosurit politikë

Ndaje në Whatsapp

Arrestimi i Maduros / Liderja e opozitës venezueliane reagon nga arratia:

Udhëheqësja e opozitës venezueliane, Maria Corina Machado, ka reaguar për herë të parë pas operacionit amerikan në Karakas dhe arrestimit të presidentit Nicolas Maduro dhe bashkëshortes së tij. Në deklaratën e saj, Machado tha se Maduro është larguar nga drejtimi i vendit pasi refuzoi të hynte në negociata, duke theksuar se situata politike në Venezuelë ka hyrë në një fazë të re.

“Maduro u largua nga drejtimi i vendit sepse refuzoi të negocionte”, deklaroi Machado, duke theksuar se situata politike në vend ka hyrë në një fazë të re.

Ajo bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të të gjithë të burgosurve politikë, duke e cilësuar këtë hap si të domosdoshëm për rikthimin e demokracisë dhe stabilitetit në vend.

Kujtojmë se drejtuesja e opozitës venezueljane është në arrati për t’iu fshehur regjimit të Maduros, ndërsa në tetor të këtij viti fitoi ccmimin Nobel për Paqe.

Video

Fakulteti i Mjekësisë bojkoton mësimin për t'iu bashkuar protestës studentore.

“Do të të kalb në burg” / Zbardhet mesazhi që pretendohet se Gogu i çoi Veliajt në emër të Ramës

Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët marshojnë drejt Fakultetit të Mjekësisë.

E fundit nga radha, por e para nga gafat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme