Bota 2 December 2025, 15:33 Nga VNA

Arrestimi i Federica Mogherinit, Moska dhe Hungaria sulmojnë BE-në: “Mbyll sytë para korrupsionit dhe u jep leksione të tjerëve”

Ndaje në Whatsapp
Arrestimi i Federica Mogherinit, Moska dhe Hungaria sulmojnë BE-në:

Policia belge ka zhvilluar një operacion të gjerë hetimor në zyrat diplomatike të Bashkimit Europian në Bruksel dhe në Kolegjin e Evropës në Bryzh, si pjesë e një hetimi për mashtrim të dyshuar në lidhje me financimin e zyrtarëve të ulët. Si rezultat i bastisjeve, janë arrestuar tre zyrtarë të lartë të BE-së, mes tyre edhe shefja e Diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini.

Hetimi, i cili po trondit institucionet europiane, është fokusuar në dyshime për keqpërdorim të fondeve dhe skema të mundshme korrupsioni brenda strukturave administrative. Policia belge ka sekuestruar dokumente dhe prova të tjera të nevojshme për të vijuar me zbardhjen e plotë të çështjes.

Reagimet ndërkombëtare nuk kanë munguar, ku Moska dhe Budapesti kanë shfrytëzuar situatën për të kritikuar ashpër Bashkimin Europian.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, sulmoi BE-në duke e akuzuar për hipokrizi dhe tolerim të korrupsionit në nivele të larta.

“BE-ja mbyll sytë ndaj korrupsionit të saj, por vazhdimisht jep leksione të tjerëve,” deklaroi Zakharova për agjencinë Tass. Ajo shtoi se “miliona euro” kanë kaluar prej vitesh nga “kanalet e korrupsionit” në Kiev drejt BE-së, duke theksuar se, sipas saj, “kjo është e qartë për të gjithë”.

Një qëndrim i ngjashëm erdhi edhe nga Budapesti, ku zëdhënësi i qeverisë hungareze, Zoltan Kovacs, e përshkroi situatën si një tjetër goditje të rëndë për imazhin e Brukselit.

“Një ditë tjetër, një skandal tjetër tronditës në BE. Policia bastis EEAS-in dhe Kolegjën e Evropës në agim? Arrestime, dokumente të sekuestruara, akuza për korrupsion? As nuk do ta shpikje,” shkroi Kovacs në platformën X.

Ai shtoi se institucionet e BE-së “ngjajnë më shumë me një serial detektiv sesa me një bashkim funksional”, duke ironizuar se Brukseli vazhdon t’u mbajë leksione vendeve të tjera për sundimin e ligjit, ndërsa vetë përballet rregullisht me skandale të njëpasnjëshme.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme