Bota 10 October 2025, 15:06 Nga VNA

Armëpushimi hyn në fuqi, palestinezët fillojnë kthimin në veri të Gazës

Ndaje në Whatsapp
Armëpushimi hyn në fuqi, palestinezët fillojnë kthimin

Palestinezët kanë nisur të kthehen në veri të Gazës, pas deklaratës së Izraelit se armëpushimi ka hyrë në fuqi. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit njoftuan se janë tërhequr në linjat e dakorduara, sipas planit të propozuar nga presidenti amerikan Donald Trump, por paralajmëruan se do të vazhdojnë të neutralizojnë çdo kërcënim të menjëhershëm.

Hamasi ka afat deri në orën 12:00 të hënën, sipas orës lokale, për të liruar të gjitha pengjet izraelite, ndërsa Izraeli pritet të lirojë qindra të ndaluar palestinezë.

Ky zhvillim vjen pas miratimit nga qeveria izraelite të fazës së parë të marrëveshjes së Trump për armëpushimin dhe shkëmbimin e pengjeve.

Sipas marrëveshjes, pritet që kamionët me ndihma të hyjnë në Gaza për të mbështetur dy milionë banorët, shumica prej të cilëve janë zhvendosur gjatë konfliktit.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme