Bota 20 February 2026, 07:26 Nga JJ

Andrew është në shtëpi – çfarë ndodh tani?

Ndaje në Whatsapp
Andrew është në shtëpi – çfarë ndodh tani?

 

Është e zakonshme që personat e arrestuar për vepra penale të natyrës financiare apo “white collar” të lirohen pas një periudhe të shkurtër ndalimi, ndaj nuk është surprizë që Andrew Mountbatten-Windsor është rikthyer në rezidencën e Sandringham.

 


Megjithatë, sipas deklaratës më të fundit të Thames Valley Police, ai mbetet nën hetim policor. Lirimi “nën hetim” do të thotë se ai nuk është në kushtet e garancisë (bail) dhe për rrjedhojë nuk i nënshtrohet kushteve të caktuara kufizuese.

 


Ai mund të ri-arrestohet ose të thirret sërish për t’u marrë në pyetje në çdo moment.

 


Tashmë gjithçka varet nga vlerësimi i përbashkët i policisë dhe i Crown Prosecution Service për të përcaktuar nëse ka prova të mjaftueshme për ta akuzuar zyrtarisht për një vepër penale. Në këtë rast, bëhet fjalë për dyshime për “shpërdorim të detyrës publike”.

 


Nuk ekziston një afat kohor i përcaktuar brenda të cilit duhet të ngrihen akuza, dhe një çështje e kësaj përmase mund të kërkojë kohë për t’u përfunduar.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme