Bota 19 September 2025, 22:15 Nga VNA

Analizë/ Nga bombat e ’99-ës te sfidat e diplomacisë, a mban Kosova pa SHBA-në?

Ndaje në Whatsapp
Analizë/ Nga bombat e ’99-ës te sfidat e diplomacisë, a

Në vitin 1999, kur dhuna e regjimit serb kërcënonte ekzistencën e saj, NATO-ja, me udhëheqjen e SHBA-së, ndërhyri.

Sot, mbështetja është ende aty, por tensioni është i qartë. Vendime të perceptuara si të njëanshme, kritika dhe masa ndëshkuese po trondisin marrëdhënien më të rëndësishme të Kosovës. A mund të ecë Kosova përpara pa SHBA-në, apo po luan me fatin e saj?

Kosova ka ndërtuar shtetësinë e saj mbi mbështetjen vendimtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në vitin 1999, ndërhyrja e NATO-s nën udhëheqjen amerikane i dha fund dhunës së regjimit serb dhe hapi rrugën për liri e pavarësi.

SHBA ishte shteti kyç që njohu Kosovën dhe e përkrahu në rrugëtimin e saj drejt demokracisë e integrimit euroatlantik, duke investuar miliarda dollarë në reforma dhe zhvillim.

Por sot marrëdhëniet mes dy vendeve përballen me një sfidë serioze. Vendime të perceptuara si të njëanshme nga Uashingtoni, pezullimi i dialogut strategjik dhe masat ndëshkuese kanë krijuar tension të ndjeshëm.

Qeveria në detyrë e Kosovës i quan veprimet e saj të ligjshme, ndërsa ish-ambasadorë e analistë paralajmërojnë se prishja e raportit me SHBA-në do të ishte vetëshkatërruese.

Për më shumë se dy dekada, prania e trupave amerikane në Kosovë dhe mbështetja e tyre politike kanë qenë garancia më e madhe e sigurisë. Ekspertët paralajmërojnë se ftohja e kësaj aleance mund të krijojë vakum të rrezikshëm, të cilin aktorë si Rusia mund ta shfrytëzojnë.

Një sondazh i fundit tregon se 77% e qytetarëve të Kosovës e shohin Amerikën si aleatin më të rëndësishëm. Megjithatë, një pjesë e shoqërisë kërkon ndryshim të udhëheqësve politikë dhe përmirësim të kushteve ekonomike.

Pyetja që qëndron mbi tavolinë është e qartë: a mund të ecë Kosova përpara pa SHBA-në, apo çdo hap që largon nga ky partner strategjik është rrezik i madh për të ardhmen e saj?

REL 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme