Bota 1 March 2026, 18:53 Nga VNA

Analiza e DW: Ç’do të thotë vdekja e Khameneit për Iranin?

Ndaje në Whatsapp
Analiza e DW: Ç’do të thotë vdekja e Khameneit për

Vdekja e Ajatollah Ali Khameneit shënon një pikë kthese për Iranin, një ndryshim epokal, pasojat e të cilit ende nuk mund të parashikohen. Megjithatë, ekspertët e konsiderojnë të pamundur që regjimi të shembet tani. Sistemi i pushtetit është konsoliduar ndjeshëm gjatë gati 50 viteve që nga revolucioni islamik.

Edhe Gerlinde Groitl, politologe në Universitetin e Regensburgut, e përshkruan regjimin iranian si jashtëzakonisht rezistent. “Që figurat drejtuese mund të eliminohen ka qenë gjithmonë e parashikuar në kalkulimet politike të Khameneit”, tha ajo në një intervistë për “Tagesschau24”. Raporte nga burime të ndryshme thonë, se Khamenei që vitin e kaluar kishte emëruar kandidatë për pasardhësin e tij në rast të vdekjes.

Sipas Kushtetutës pasardhësin e Khameneit duhet ta përcaktojë i ashtuquajturi Këshilli i Ekspertëve, i përbërë aktualisht nga 88 klerikë shiitë. Që para vdekjes së Khameneit qarkullonin disa emra. Ndër ta janë ish-presidenti disi i moderuar Hasan Rohani, djali i Khameneit, Mojtaba, i cili konsiderohet si njeri i Gardave Revolucionare, si dhe Hassan Khomeini, nip i udhëheqësit të parë të revolucionit.

Deri në emërimin e pasardhësit, detyrat e kreut të shtetit i merr përsipër një organ prej tre anëtarësh. Ai përbëhet nga presidenti i shtetit, Masoud Pezeshkian, ministri i Drejtësisë, Gholamhossein Mohseni-Ejei, dhe një anëtar i Këshillit Mbikëqyrës.

Askush nuk mund ta parashikojë me siguri të ardhmen

Megjithatë në radhët e ekspertëve nuk ka dyshim se një udhëheqës i ri fetar vështirë se do të gëzojë të njëjtin autoritet si Khamenei. Ndër kritikët dhe reformatorët, roli i udhëheqësit të lartë fetar konsiderohet prej kohësh si i papërshtatshëm për kohën.

Aktualisht askush nuk mund të thotë me siguri se si do të paraqitet gjendja në Iran pas një jave, një muaji apo një viti. Sipas vlerësimit të politologes Groitl, për më tepër shtrohet edhe pyetja se sa humbje mund të përballojë Irani, sepse përveç Khameneit, gjatë sulmeve janë vrarë edhe zyrtarë të lartë të Gardës Revolucionare. Megjithatë ajo nuk beson “se regjimi do të shembet menjëherë”.

Video

Avokati Plarent Ndreca teksa hyn në GJKKO ku do të mbahet seanca për Erion Veliajn dhe të pandehurit e tjerë. Një natë më parë në emisionin Opinion deklaroi se Edi Rama e telefonoi pasi denoncoi kërcënimet që Toni Gogu i bëri në qelitë e burgut Fier kryebashkiakut Veliaj.

Një turist indian 47-vjeçar humbi jetën dhe dy persona u plagosën pasi dy helikopterë u përplasën gjatë uljes pranë Everestit, në Nepal. Aksidenti ndodhi në fshatin Feriche, në distriktin Solukhumbu, rreth 4,200 metra mbi nivelin e detit. Të plagosurit janë një turist nga Zelanda e Re dhe piloti nepalez i njërit prej helikopterëve. Turisti u transportua me avion në Katmandu për trajtim mjekësor, ndërsa piloti mori ndihmën e parë në vendngjarje. Zona ku ndodhi përplasja është një pikë pushimi për alpinistët dhe turistët që udhëtojnë drejt Everestit. Pamjet në rrjetet sociale tregojnë momentin e përplasjes pranë një grupi njerëzish

Ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme