Bota 22 March 2026, 18:51 Nga VNA

Ambasadori i Izraelit në SHBA: Do ta sjellim Iranin “në gjunjë”

Ndaje në Whatsapp
Ambasadori i Izraelit në SHBA: Do ta sjellim Iranin “në

Ambasadori i Izraelit në Shtetet e Bashkuara, Yechiel Leiter, ka premtuar hakmarrje pas dy sulmeve me raketa iraniane ndaj qyteteve izraelite Dimona dhe Arad.

“Përgjigjja do të jetë vazhdimi i kësaj fushate derisa ta sjellim këtë regjim në gjunjë”, tha Leiter në një intervistë për CNN. “Ne nuk mund të jetojmë më me një vend që është armiqësor, që ka qëllim të na shkatërrojë – që deklaron vazhdimisht se do të na shkatërrojë dhe tani po lëshon raketa balistike ndaj të gjithë fqinjëve të tij.”

I pyetur se si shpjegohen këto sulme në dritën e deklaratave të Presidentit amerikan Donald Trump dhe Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, të cilët kanë thënë se kapacitetet raketore të Iranit janë shkatërruar, Leiter ia ktheu përgjigjen Iranit.

“Iranianët gënjejnë… këta janë vrasës që gënjejnë,” tha ai. “Ata thanë se nuk kanë raketa balistike ndërkontinentale. Epo, tani provuan se i kanë.”

Video

Bojkoti me dy standarde i PD-së: Diku braktis sallën, diku ulet për buxhetin

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

Një pallat në qytetin e Shkodrës është përfshirë nga flakët, ndërsa zjarri ka përfshirë katin e fundit të ndërtesës. Pamjet tregojnë flakët që përhapen në pjesën e sipërme të pallatit, duke krijuar një situatë shqetësuese për banorët. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar.

Nisin arrestimet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme