Bota 6 March 2026, 18:14 Nga VNA

Alarm nga Katari për eksportin e energjisë, nafta ngjitet në 90 dollarë për fuçi

Ndaje në Whatsapp

Alarm nga Katari për eksportin e energjisë, nafta ngjitet në 90

Tregjet financiare kanë reflektuar sërish pasiguri këtë të premte, ndërsa paralajmërimet për një ndërprerje të mundshme të eksportit të energjisë nga vendet e Gjirit Persik kanë rritur tensionin tek investitorët.

Pas një nisjeje me rritje të lehtë, e ndikuar nga disa lajme nga SHBA që kishin ngadalësuar çmimet e lëndëve të para, tregjet u kthyen shpejt drejt kujdesit. Frika për një ndërprerje të furnizimit me energji nga rajoni i Gjirit Persik çoi në mbyllje negative të bursave evropiane.

Në këtë klimë pasigurie, çmimi i naftës u rrit deri në 90 dollarë për fuçi.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) u përpoq të qetësonte tregjet duke deklaruar se furnizimet globale janë të mjaftueshme.

Ndërkohë, situata u tensionua më tej pasi gjiganti i transportit detar Maersk njoftoi pezullimin e të gjitha transporteve nga Gjiri Persik drejt Lindjes së Mesme dhe Evropës.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme