Bota 19 November 2025, 17:40 Nga VNA

Afro 70 mijë palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Ndaje në Whatsapp

Afro 70 mijë palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite

Është rritur në 69.513 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga tetori 2023.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, janë ndarë të dhënat e fundit në lidhje me viktimat dhe të plagosurit në sulmet e Izraelit.

Në 48 orët e fundit thuhet se në sulmet izraelite kanë humbur jetën 5 palestinezë, janë plagosur 33 të tjerë dhe se nga rrënojat janë nxjerrë trupat e 2 palestinezëve.
Deklarata vë në dukje se që nga fillimi i armëpushimit në sulmet izraelite janë vrarë 280 persona, janë plagosur 672 të tjerë ndërsa 571 trupa janë nxjerrë nga rrënojat.

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga tetori 2023 është rritur në 69.513 ndërsa numri i të plagosurve në 170.745.

Pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit të arritur në Rripin e Gazës, ushtria izraelite vazhdon herë pas here sulmet e saj ndaj palestinezëve me pretendime të ndryshme./TRT World/

 

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme