Bota 22 January 2026, 21:09 Nga VNA

5-vjeçari merret nga ICE nga oborri i shtëpisë në Minneapolis dhe dërgohet në qendër ndalimi në Teksas, mes akuzave për taktika agresive ndaj fëmijëve

Ndaje në Whatsapp
5-vjeçari merret nga ICE nga oborri i shtëpisë në

Një fëmijë 5-vjeçar, i marrë nga agjentët federalë nga oborri i shtëpisë së tij në Minneapolis menjëherë pasi ishte kthyer nga parashkollori, po mbahet aktualisht i ndaluar së bashku me babain e tij në një strukturë të Immigration and Customs Enforcement në Texas, sipas burimeve të njohura me rastin.

Fëmija, Liam Conejo Ramos, u hoq nga makina e familjes që ishte ende në punë, deklaroi drejtuesja e distriktit shkollor të Columbia Heights, Zena Stenvik. Sipas saj, një i rritur tjetër në shtëpi u lut që agjentët ta linin fëmijën nën kujdesin e tyre, por kërkesa u refuzua.

Në një konferencë për shtyp, Stenvik akuzoi agjentët se përdorën fëmijën si mjet për të kontrolluar nëse kishte persona të tjerë në banesë, duke e udhëzuar të trokiste në derë — një veprim që ajo e cilësoi si thellësisht shqetësues.

Nga ana tjetër, ICE reagoi publikisht duke mohuar akuzat se “ka përdorur një fëmijë si karrem”, duke pretenduar se fëmija ishte “braktisur”. Ndërkohë, Department of Homeland Security deklaroi se objektivi i operacionit ishte babai i fëmijës, shtetas ekuadorian, i cili sipas autoriteteve kishte tentuar të largohej, duke lënë pas të birin.

Avokati i familjes, Mark Prokosch, tha se familja kishte ndjekur të gjitha procedurat ligjore dhe kishte paraqitur kërkesë për azil në dhjetor 2024. Sipas tij, tani procesi po zhvillohet me familjen të ndarë, ndërsa babai dhe djali mbahen në Qendrën Familjare të Rezidencës South Texas në Dilley — një strukturë e konceptuar për familje, ku mbahen edhe fëmijë të moshave të ndryshme.

Rasti i Liam Conejo Ramos nuk është i izoluar. Autoritetet shkollore raportojnë se të paktën tre nxënës të tjerë në zonën e Columbia Heights janë ndaluar nga ICE kohët e fundit, përfshirë një 17-vjeçar që u mor nga agjentë të armatosur dhe të maskuar gjatë rrugës për në shkollë.

Ngjarja është pjesë e një fushate më të gjerë të dëbimeve masive në SHBA, e shoqëruar me taktika agresive, ndalime të qytetarëve amerikanë dhe përplasje me komunitetet lokale, që po reagojnë gjithnjë e më fort ndaj operacioneve të emigracionit.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme